• |
ide | kryesore

1.2 miliardë lekë dëmi ekonomik për vitin 2019, Tabaku: Janë vjedhur dy buxhete shteti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



 

Vetëm për vitin 2019 qeveria i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 1.2 miliardë euro. Ky është konstatimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ndërkohë për 7 vite qeverisje dëmi i shkaktuar është 7.2 miliardë lekë. Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, thotë se

“Vetëm tek Prokurimet Publike dëmi ekonomik është gati 50% i totalit të tij”, thotë Tabaku duke shtuar se ekonomia është në kolaps të plotë.

“Ai që nuk do shqiptarët nuk ka se si të dojë Shqipërinë. Ai që i vjedh shqiptarët nuk ka se si të mbrojë Shqipërinë. Edi Rama është një aksident i trishtë i një populli që shumë shpejt do t’i tregojë atij dhe ortakëve të tij vendin. Në 25 prill 2021 do t’i kërkohet llogari atij dhe vartësve të tij për çdo qindarkë taksë të vjedhur dhe keqpërdorur”, shprehet Tabaku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *