• |
ide | kryesore

Abuzim me 1.4 milionë USD/ Apeli liron ish-kreun e AKBN-së Klodian Gradeci

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për Klodian Gradecin, ish-kreun e AKBN-së i arrestuar për skemën e mashtrimit me puset e naftës. Ai u arrestua fund të tetorit, 2 javë pas lëshimit të urdhër arrestit dhe u la në burg nga Shkalla e Parë, por Apeli e ka lënë në ‘Arrest shtëpie’ ditën e mërkurë. Gradeci u arrestua pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit.

Ai u shpall në kërkim për abuzimin 1.4 milionë dollarë dhe akuzohet për shpërdorim detyre. Së bashku me disa zyrtarë të tjerë të AKBN ai u akuzua se ka lejuar një skemë mashtruese që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 1.4 milionë dollarë. Zyrtarët certifikuan disa punime për mirëmbajtjen e 6 puseve të naftës, kur këto punime nuk ishin kryer, ndërsa firma kishte dorëzuar fatura të falsifikuara. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Emo ska problem!!!Se mos është i pari.Ka nda ndonjë gjë me miqtë të reformës në drejtësi dhe asgjë.Këtu po ju kthehen pasuritë kriminelëve dhe mos të lirojnë kët robin e “mirë”.Pastaj përse e kemi partinë!!!!E ça ka vjedh 1,5 milionë.Hiç gjë sepse ai një pjesë të vogël ka marë,pjesa tjetër është ndarë me kumandarin e kompani.Organizatë kriminale, qeveri ,drejtësi e reformuar!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *