• |
ide | kryesore

Akuzohet për korrupsion, dënohet me 8 vite burg ish-kryeministri i Kroacisë

Lajme, Planet, Të fundit



Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, është dënuar me tetë vjet burgim, pasi është shpallur fajtor për krijimin e fondeve për partinë e tij konservatore HDZ, duke marrë para nga kompanitë publike përmes një agjencie të marketingut. Sanader ka hedhur poshtë të gjitha akuzat për korrupsion dhe pritet që ta apelojë këtë vendim të gjykatës.

Ky ishte një rigjykim i një rasti të mëhershëm, ku Sanader ishte dënuar me nëntë vjet burgim më 2013, por vendimi ishte anuluar nga Gjykata Supreme, për shkak se ishin gjetur shkelje procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *