• |
ide | kryesore

Bashkëshorti i 20-vjeçares që ndërroi jetë pas lindjes: Kërkoj drejtësi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Bashkëshorti i 20-vjeçares që ndërroi jetë këtë të premte në Gjirokastër pas lindjes së djalit thotë se ajo ishte shumë mirë nuk ka pasur asnjë shqetësim. Sipas tij, pas lindjes ajo nuk ka pasur komplikacione ndaj bashkëshorti i viktimës kërkon drejtësi për të.

“Morëm doktorin në telefon se i dhembte barku, e futën në operim nga ora 10 u bë keq. Nuk na thanë fare që ishte keq. Më pas na thanë që ishte e sëmurë dhe ajo kishte mbaruar fare. Ajo kishte punuar me plakën të mblidhte sherebelë nuk kishte pasur asnjë shqetësim. Tani kërkoj të drejtën e fëmija më mbeti jetim. Nuk e kuptoj se njëri thotë ndryshe, tjetri thotë ndryshe”, – tha ai.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së vajzës, ndërsa nga një reagim i spitalit, ajo pati komplikacione pas operacionit dhe pritet rezultati i ekspertizës. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Do e gjesh te drejten. Gjei nje nene femije per ta rritur se te drejten e ka marre lumi. Mbuloni balta balten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *