• |
ide | kryesore

Ekspertët thonë se karrierës së Johnny Depp i ka ardhur fundi

-Instant, Paparazzi, Slider



Karriera e Johnny Depp ka mbaruar. Të paktën, kështu thonë ekspertët.

Në një vendim me 129 faqe javën e kaluar, gjyqtari Andrew Nicol i Gjykatës së Lartë në Londër hodhi poshtë pretendimin e shpifjes së aktorit kundrejt gazetës The Sun, mbi një artikull të vitit 2018 që i referohej Depp si “dhunues grash”, në lidhje me pretendimet e abuzimit në familje të ngritura nga ish-gruaja e tij Amber Heard.

Gjykatësi zbuloi se artikulli ishte i vërtetë. Martesa e trazuar 15-mujore e Depp dhe Heard, i ka sjellë atij jo pak probleme, përfshirë një gjyq të gjatë, i gjithi i bërë publik. Sidoqoftë, karriera e Depp kishte një trend në rënie, edhe përpara çdo pretendimi për abuzim në familje.

Depp e gjeti famën për herë të parë në shfaqjen televizive hit të viteve ’80, “21 Jump Street”. Ai u bë zyrtarisht një yll Hollywood-i me filmin “Edward Scissorhands” në 1990, ku luajti së bashku me patneren e tij të ardhshme, Winona Ryder.

Gjatë dekadave të ardhshme, ai fitoi vlerësime për rolet e tij në filma si “What’s Hating Gilbert Grape”, “Donnie Brasco” dhe “Sleepy Hollow”.



1 Comment

  1. Kjo eshte gjeja me bizarre qe kam lexuar. Eshte praktikisht nekrologjia e nje njeriu te gjalle por te deklaruar i vdekur me vendim ekspertesh. Na tregoni vendin ku mbahen homazhet te pakten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *