• |
ide | kryesore

Elon Musk dyshon te testet për Covid-19: Dola dy herë pozitiv dhe dy herë negativ, brenda një dite

-Instant, Lajme, Planet



CEO i kompanisë Tesla Inc., Elon Musk ka hedhur dyshime mbi saktësinë e testeve për Covid-19, pasi të enjten pretendoi se kishte kryer katër brenda një dite dhe dy herë kishte rezultuar pozitiv, ndërsa dy herë të tjera negativ.

“Po ndodh diçka e pavërtetë. U testova katër herë për Covid sot. Dy teste dolën negative, dy pozitive. Në të njëjtën pajisje, i njëjti test, e njëjta infermiere”, shkroi Musk në Tëitter.  Ndërkohë, ai po pret përgjigjen e testit PCR, që e kreu në një kompani tjetër. I pyetur nga ndjekësit në Tëitter, Musk tha se kishte simptoma tipike të ftohjes. Më parë, Musk ka kritikuar masat kufizuese të përdorura për frenimin e përhapjes së koronavirusit, duke i quajtur “fashiste” dhe shkelje të lirive individuale.



1 Comment

  1. Duhet ta kishe bere dhe 4 here te tjera qe te ishe i sigurte..
    Me shume teste do te thote me shume shance qe ta thyejme zinxhirin e pandemise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *