• |
ide | kryesore

Ish-partnerja e John Cena-s: Unë dhe ai do të jemi të lidhur gjithmonë

-Instant, Paparazzi, Slider



Historia e dashurisë së Nikki Bella dhe John Cena-s u përfol jo pak në media, por ndarja e tyre edhe më. Duket se raporti i ish-çiftit është aq i mirë sa John Cena ka qenë i pari për ta uruar Nikki-n pas lindjes së bebit.

“Unë dhe John do të jemi përgjithmonë të lidhur. Ne kishim një marrëdhënie publike në një reality shoë për 6 vite. Gjithçka kam uruar për të është të jetë i lumtur, prandaj jam shumë e lumtur kur e shoh si tani, brenda botës së filmit.”- u shpreh Bella për Us Weekly.

Ndër të tjera, ish-partnerja e keçistit tregoi se ai e mori në telefon për ta uruar dhe ndonëse ishte bisedë e shkurtër, emocionet nuk munguan. “Kur erdhi bebi, ai mori motrën time Brie dhe mua gjithashtu. (Nikki dhe e motra sollën në jetë fëmijët njëra një ditë pas tjetrës.) Nuk mbaj mend sa shumw kohw kishim pa folur personalisht, por ishte shumë urim i ëmbël dhe i shkurtër.”- vazhdoi ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *