• |
ide | kryesore

Ministria e Financave konfirmon marrëveshjen: Naftëtarët do të marrin pagë në dorë 40 mijë lekë për 12 muaj bashkë me sigurimet shoqërore e shëndetësore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ministria e Financave dhe Ekonomisë bëri të ditur se, qeveria ka vendosur të ndihmojë me 580.2 milionë lekë 870 naftëtarët e Ballshit, pasi këta të fundit mbyllën grevën disa javore dhe pranuan të hynin në diskutime me Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.


Ministria shprehet se duke marrë për bazë paketat financiare përgjatë pandemisë, me pagën prej 40 mijë lekësh, si dhe duke marrë për bazë fondin e pagave, qeveria ka vendosur të japë çdo naftëtari një pagesë mujore në dorë prej 40 mijë lekësh, duke i mbajtur në çdo rast në skemën e sigurimeve shoqërore.


Sipas njoftimit, çdo naftëtar do të mund të çojë në shtëpi 40 mijë në muaj dhe do ti paguhen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Në njoftim, thuhet se qeveria është e angazhuar për gjetjen sa më parë të një investitori për rafinerinë dhe rifillimin e punës të naftëtarëve. Bëhet me dije se fondi do të mbulojë një pagë mujore për naftëtarët për një periudhë 12 mujore.

6 Comments

  1. Pyetje: po keta cfare pune bene per shtetin? Apo paten ndonje fatkeqesi natyrore? Lufte? Edhe “Mozi” kete rradhe do hyje prape ne parlament!

  2. Shyqyr qenka gjetur pronari i 80%
    Populli fukara i rreckosur i pangrene
    qe do paguajme taksat.
    Ai qe i vodhi te beje qef sa te doje .

  3. Asistence Sociale Preferenciale ?!Pse ?Ka nje dhe vetem nje arsye :Monstra Edvin Rama,nuk mund t’ua marre biznesmeneve serioze qe nuk ua dhane naftetareve pagat per 15 muaj,sepse eshte Sulo i Taivanit,miku i Olsit,vellait te tij !
    Paguhen nga taksat e Shqiptareve me te vetmin qellim,870 naftetare X 4 antare familje(votues,mesatarja)=3480 vota !Perkthyer ne deputete eshte 1/2 me nje dore,nga taksat e shqiptareve !
    Shume mire qe naftetaret marrin para,por jo mundin e te tjereve,bastardi duhet tua jepte nga leket e investitorit qe ua çoi atje ?!
    E çfare eshte kjo per nje maskara ?Asgje,e ka marre administraten me 130000 punonjes administrate,sot nr. i punonjesve eshte 210000 !
    Askush nuk e ngre me te madhe se çfare jane punesimet elektorale ne nje kohe te tmerrshme per Shqiptaret,kohe pandemie !!!
    Po kthehen taksat e Shqiptareve,milona euro per inceneratore dhe per punesime rilindase,socialiste !Dergjen ambulancave fatkeqet,imagjinoni shgenjimin e atyre qe e kane votuar kete perbindesh ?
    Ne djall vafsh Edvin Rama !

    1. te duken pak, apo te teperta? Ki parasysh qe ketyre paraziteve do tu paguhet edhe pensioni (apo kujton se do bien nga qielli) megjithese nuk kane bere nje dite pune ne 20 vite!

  4. E fitoi edhe mandatin e trete, filloi blerja e votave, komplimenti. E paska gjetur shkopi magjik te kutia e votimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu