• |
ide | kryesore

OBSH po analizon vaksinën e Rusisë për Covid-19: Nëse plotëson kriteret, aprovohet për përdorim

-Instant, Lajme, Planet



Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kontaktuar me institutin rus që po punon me vaksinën për koronavirusin, Sputnik-V. Fondi i pasurisë sovrane të Rusisë njoftoi të mërkurën se një analizë e hershme e të dhënave nga vaksina Sputnik-V del në përfundimin se kandidatja është 92% efektive.

“OBSH ka qenë në kontakt me Institutin e Kërkimit Gamaleya të Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë, i cili shprehu interes për të aplikuar për listën e përdorimit emergjent dhe ne shpresojmë të marrim të dhënat për vaksinën e tyre kandidate Sputnik V.  Nëse produkti i paraqitur për vlerësim i plotëson kriteret, OBSH do t’i publikojë rezultatet gjerësisht,” tha OBSH në një deklarate. Në njoftim thuhet se kohëzgjatja e procesit për autorizim për përdorim emergjent varet nga cilësia e të dhënave të paraqitura nga prodhuesi i vaksinave dhe nga ato të dhëna që plotësojnë kriteret e OBSH-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *