• |
ide | kryesore

Skandali/ Si i fyeu dhe ironizoi Rama dy mjekët e njohur Sulçebe dhe Mezini

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Paraqitja e mbrëmshme në Open e Edi Ramës nuk do të mbahet mend vetëm për përqeshjet fëminore që u bëri gazetarëve, por sidomos dhe mbi të gjitha, për fyerjet dhe sulmet që u beri dy prej mjekëve më me reputacion të vendit.


Dihet që Rama nuk pranon dot asnjë njeri që ka mendim të ndryshëm me të, por mjekët Arjan Mezini (foto djathtas poshte) dhe Genc Sulçebe nuk janë as media kazani, as presidenti i luajtur mendsh, as opozita e rrugës, pra nuk janë as armiq të pushtetit të tij absolut dhe as të reshtuar politikisht. Faji i tyre i vetëm është se janë aq profesionistë sa të guxojnë ti artikulojnë idetë e tyre.


Mjeku pneumolog Arjan Mezini që punon në spitalin “Shefqet Ndroqi” pati shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ambientin ku qëndrojnë të sëmurët. Rama në emisionin “Open” u vu përballë kësaj deklarate ku pohohej: “Ne kemi në dhoma nga 4-5 pacientë. Mund të kishim hapur edhe covid-3 dhe covid-4 që të kishim ngarkesë virale më pak”. 

Thjesht kaq sugjeronte mjeku, por kjo qe e paparanueshme për kryeministrin.

“Ky mua më kujtoi një gazetar sportiv, ky flet si trajner i pavlerësuar i Realit të Madridit. Menaxhimi nuk është punë e tij. Ai është një mjek që mund të jetë i mirë, por aty foli kot. Mbi të gjitha ajo që tha është një marrëzi më vete. Ne i pamë spitalet në Francë, Itali dhe Gjermani dhe ne nuk e kemi parë gjëkundi këtë që thotë ai. Ai flet jashtë diturisë dhe profesionit të vet. Për të dhënë mend le të japë si mjek jo për menaxhimin”.

Nga ky delir i një njeriu me shkollë vizatimi për të gjykuar edhe diturinë e mjekëve apo profesorëve nuk shpëtoi as Genc Sulçebe.
Po me të njëjtën arrogancë, se ai si kryeministër di më shumë se një doktor shkencash, profesor në imunologji dhe përgjegjës i Shërbimit universitar të imunologjisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” , u përgjigj Rama edhe këtë radhë.

Vërejtja e Dr. Sulçebe ishte se koncesionari i laboratoreve nuk mund të pushojë personelin në këtë kohë pandemie. Përgjigjja qe e ulët ironike dhe fyese: “Profesor Sulçebe nuk është ekspert menaxhimi në strukturat spitalore. Në një ndeshje ka sulmues ka mesfushor, ka mbrojtës. Ashtu si edhe në bluzat e bardha, dikush është ekspert për syrin, dikush për veshët, një tjetër për zemrën. Një mjek për veshët nuk jep dot mend për syrin” tha Rama, duke lënë të kuptohet se ai dhe ekspertët e rilindjes dinë më shumë se mjekët dhe profesorët më të mirë të vendit.

Natyrisht, kjo nuk e cënon aspak imazhin e këtyre profesionistëve të nderuar. Aq më tepër kur dihet se kjo është taktika që lideri autokrat përdor me gjithëkënd që nuk mendon si ai.

Kur studentët u ngritën në protesta, i quajti ngelsa, kur aktorët mbrojtën teatrin, i shpërfilli si fosile të patalentuara të soc realizmit, madje dhe kur futbollistët bënë grevë u tall duke thënë se s’jane në gjendje të vrapojnë, por vetëm ecin në fushë. Prandaj kjo sjellje donkishoteske prej njeriu që ka i vetëm monopolin e së vërtetës, më tepër sesa dëmton figurën e dy mjekëve dëshmon se sa të principta janë sulmet e Ramës ndaj kujtdo që i cenon sadopak imazhin idilik te pushtetit te tij propagandistik.

©Lapsi.al

28 Comments

  1. Ky a e ka mbaruar shkollen per mesues vizatimi apo ka ber IKF per te dhene mesim futbolli ne klasat sprtive. E lidh cdo gje me futbollin qe as e merr vesh sepse do ishte te pakten tifoz me nje skuader fituese dhe jo me Juventusin qe ka rene nga kategoria per shitblerje ndeshjesh. Kjo ndoshta e ben qe te jete tifoz i Juves. Prite ndonje dite kur te thote se ka menduar te vere Antonio Conte ne krye te komitetit teknik sepse Conte ka qene i suksesshem.

  2. Ahh hhhhhh çfare turpi per Ju (dhe per pasoje edhe ne pas Jush) qe, merreni me te tille “skupe” ….!!!
    Po çfare lajmi dhe çfare risie sjell ai titull “Skandal….” …..!!!
    Ai ka dhjere mbi kete popull (qe, per hir te se vertetes edhe te gjithe te tjeret si ai qe kane qene dhe vijne ne pushtet/ si pushtues dhe pa asnje merite intelektuale per perfaqesim) dhe, mbi te gjithe intilegjencen e ketij populli qe kur u be qytetari numer NJE per bashkine e kryeqytetit…
    Turpi eshte per ATA qe i dalin perpara per te debatuar me nje DEBIL te lindur….!!!
    Mjerim pa fund vlla…
    Çfare t’bejme! Te gjithe ata qe mund te degjohen dhe qe mund te ndikojne ne te gjithe GLOBIN interesohen vetem per te drejtat e LGBT… qe vetem sa u shtohen germat…. !
    Sapo kaloi nje lajm keto dite qe KE interesohej ne menyre te veçante dhe urgente per ineresat e komunitetit….. (Ky eshte realiteti…!!!)

  3. Qente e rrugeve,nuk komandohen,sic behet me qente qe kane pronarin e vet,prandaj vetem lehin,e lehin .Por” faji “,nuk duhet kerkuar tek ky qen rrugesh,por tek ata ,qe merren me te.Nese do ta abanoninin,dhe te mos dilte asnje mjek,analist,specialist,por as gazetar,per te diskutuar me te,qofte edhe nepermjet levave te tija,si Opinion,Open,R.Story me shoke.Me te marre informacionin se do te bisedohet (ne fakt,qe do te degjoni-se ai nuk i len te tjeret te flase)me KM,te mos dalin,bile as per te dhene mendimin e tyre ,per fushen qe mbulojne.Do te shikoni rezultatin qe ky trap kryeminister,do monologoje neper mediat e te mos e degjoje asnjeri.Pra te lihet si qeni i rrugeve,te lehe,e te mos ja vare asnjeri.

  4. Nuk ka faj se edhe shimpazese kur ja prish terezine vetem kete gje di te beje:
    te perqeshi, shtremberoj, ngacmoj dhe ne fund te gjuan dhe me mutin e vet

  5. Ketij po I hoqe pikturen del me 8/vjecare arsim.

    Unikale gjeni nje kryeminister me kete nivel arsimi ne bote, edhe Mugabe kishte bere me shume.

  6. As me pak as me shum por ky palaqo km gjoja esht sa nje mal me mut. Pthuuuu rrace muti e qelbe kete vend dhe s ka per ti dal era dhe 50 vjet ore mute muti.

  7. Fatkeqesisht ze vend ajo shprehja ” cdo popull ka qeverine (KM) qe meriton”. Uroj qe ne popullit shqiptar “trim dhe liridashes” ti vijne mend tani e te pakten te kete nje fije me dinjitet per veten e tij; te mos pranoj te qeveriset nga nje PSIKOPAT.

  8. Si popull, kerkojme vleresimin e gjendjes dhe kapacitetit mendor te kryetarit te qeverise, i cili ka ne dore financat, ushtrine, policine, te drejtat, si dhe marrëdhëniet me miqte dhe armiqte e ketij populli.
    Ketu, problemi s’shtrohet me politikisht, por psiqikisht, se me duket se po kerkojme normalitetin aty ku ai s’ekziston dhe se po i kerkojme ate çka ai s’e ka.

  9. Po babait te tij cfar I tha se sme kujtohet ,mund te pyesi dikush Mero pordhen ,se per ate thone se ka kujtese te forte .

  10. Marëzia ,deliri i madhështësi njësoj si babai i tij shpirtëror.Ça të presësh tjetër.Ky popull qënka dënuar nga zgjedhjet që bëjnë por ç’kusur kanë gjithë ata të tjerë që bëjnë zgjedhje ndryshe !!!

  11. Një dokument i asaj kohe, që disponohet nga Top Channel, del emri i Bashës si këshilltar në grupin e stafit te antropologut peruan Jose Bablo Bayrabar.

    Peruani Bayrabar është i njohur për zellin e tij në gjetjen e të ashtuquajturave krime të UCK në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë. Debati për punën e tij, Burrel me shtëpinë e verdhë dhe në Kukës, u hap edhe 10 vite më parë. Në atë kohë doli emri i Lulzim Bashës, i cili ishte ministër në qeverinë Berisha,shkrim per militantet cecene e shpellkare te pd as nuk i fyu dhe as nuk shahu njeri intervisten nuk e keni pare vetem ju te lapsit por te gjithe shqiptaret,por ju e percillni si e duan shpellkaret e salihut

  12. Ama edhe ju gazetarët si shumë e ngacmoni këtë psikopatin dy metrosh :
    I jeni vënë të gjithë njëlloj si opozita, testime testime, testime.
    Po si nuk e kuptoni se i gjori kryeministër ka alergji nga kjo fjaë ?
    Atij po ti përmendësh fjalën testim, menjëherë i shkon mendja tek testi i drogës që ja kanë kërkuar.
    Le të testohen gjithë juristët, politikanët,policët, sportistët, gjithë shqiptarët e gjithë njerëzit e planetit, vetëm këtë gjatoshin tonë mos e testoni për hajdut.
    Keni parë ndonjë hajdut xhepash në autobuz dy metro të gjatë ?
    Ka skuadrën e gjushëve e të taove ai që ja thonë kësaj pune.

  13. Ama edhe ju gazetarët si shumë e ngacmoni këtë psikopatin dy metrosh :
    I jeni vënë të gjithë njëlloj si opozita, testime testime, testime.
    Po si nuk e kuptoni se i gjori kryeministër ka alergji nga kjo fjaë ?
    Atij po ti përmendësh fjalën testim, menjëherë i shkon mendja tek testi i drogës që ja kanë kërkuar.
    Le të testohen gjithë juristët, politikanët,policët, sportistët, gjithë shqiptarët e gjithë njerëzit e planetit, vetëm këtij gjatoshit tonë mos i kërkoni testim
    Keni parë ndonjë hajdut xhepash në autobuz dy metro të gjatë ?
    Ka skuadrën e gjushëve e të taove ai që ja thonë kësaj pune.

  14. Sa per dijeni te moter dhe gra qirave te -pa emer -te ridhjerjes dhe komentueseve kundershtare te ketij monstre -njeriu me te meta mendore ,nga mbreme dt-12 -11-2020 qe kaloi ne krize nervore ne emisionin -Open-te Vasiliqise erdhi me nje here ne Vlore sot me dt 13 -11-2020 gjoja per te inspektuar punimet e -Lungo-Mares -dhe te Baji-Pasit-vetem per te bere gjilperen tek psikiatria .

    1. O Vlla, po ti hedhesh nje sy me siper nuk ka moterqire e graqire, pervec njerit por ai vazhdon te komentoje me sallangur ne bythe, Motra Gruaja e te gjithe e kane braktisur rrugeve..

  15. Duke gënjyer, duke bërë sikur i ka marrë me qira, duke fshehur qiradhënësin, ai vetëm sa e mban gjallë këtë temë dhe e bën refren të përditshëm, duke ua ngulur në mendje shqiptarëve, që këto vila nuk i ka blerë me forcat e veta, me pazaret e veta dhe me ca para të vetat.

    Në këtë pikë mund të mësojë nga Ilir Meta. Madje dhe nga Sali Berisha. I kanë vilat ngjitur me njëri- tjetrin në Lalëz dhe as e vrasin mendjen për këtë punë. Të paktën nuk gënjejnë si ky, që dikush ua ka dhënë, por nuk thotë as emër, as tregon faturë.

    Meta thotë e kam blerë vetë, Saliu thotë ja ka blerë vajza… dhe ky mund të thotë mi ka blerë kunati. Por ky se bën këtë, duke u përpjekur më kot të fusë katër vila në një thes me gënjeshtra. Kur e di fare mirë që ato e dëmtojnë më shumë duke i fshehur, se sa duke i treguar.Shpellkaret e vlores ne ndihme te ceceneve te pd per te mbrojtur lulzimen e shtepise verdhe dhe vilat ne farke e hamallaj,rame shkoje vlore per pune me mamkat e shpellkareve

  16. nigjo, pallosh-gjatoshi qe flet per kryeministerllek

    tani si pallosh ne fushen e tij eshte espert, edhe si gjatosh duket i forte

    pa ja ul poshte dy fushat e me-larta, si kryeminister nuk merr vesh sepse jane fusha te ndryshme jo per gjo

    kshu qe s’duhet te futi hundet ne fushen ku jane ekspert te tjeret

    te rri ne fushat rrespektive te ekspertizes se tij, ne fushen e pallosherise dhe gjatesise

    aty e rrespektoj

  17. Qeni rruges, si i rruges qe eshte, edhe si ish shoku i shkolles evgjit flet! Pra; qeni shkolle rruge me jevgjit ka bere !Nga persheshi qe vjell nga goja, qelb gjithe shoqerine, Kjo eshte, pa dyshim, krijesa me e ndyre shqiptare e 60 viteve te fundit!

  18. Sali Berisha përshembull ka një qëndrim të ndryshëm nga Qeveria e Tiranës. Ai këmbëngul se UÇK ka kryer krime në Kosovë dhe dikush prej tyre duhet të dënohet.

    Lulzim Basha nuk ka as qëndrimin e Sali Berishës, as atë të Edi Ramës. Dhe problemin e ka, se ai dëshiron të ketë qëndrimin e Edi Ramës, por është i kompleksuar nga puna si hetues i UÇK-së, dhe nga ana tjetër, nuk do t’i afrohet fare qëndrimit të Berishës, edhe pse ai qëndrim ëshë formuar edhe nga puan e Lulzim Bashës.

    Për një të huaj që e ndjek këtë debat në Shqipëri, nuk përbën problem populizmi i Qeverisë. Ajo e ka të qartë aleancën me liderët politikë të UÇK-së. Për një të huaj është e paqartë se çfarë mendon në të vërtetë Lulzim Basha si politikan, jo si hetues i UÇK-së.Ja dhe salihista qe dhe vete nuk dine se cfare shkruajne supen gati e keni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu