• |
ide | kryesore

Të dënuar për vjedhje banke dhe trafik droge, 3 vlonjatët që duhet të deklarojnë pasurinë

-Instant, Lajme, Të fundit



OFL i ka dërguar formularin tre të dënuarve për vepra të ndryshme penale në Vlorë. Jurgen Veizaj (Memaj), Hekuran Gerbin, Saimir Bubeqin duhet të deklarojnë brenda 48 orësh se e kanë vënë pasurinë në rrugë të ligjshme, në të kundërt do t’i sekuestrohet.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme” shkuhet në njoftim. OFL-ja njofton se është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *