• |
ide | kryesore

Thirrja e BE-së pas deklaratave të Vuçiç: Kërkojmë stabilitet rajonal dhe bashkëpunim

-Instant, Lajme, Të fundit



Bashkimi Evropian nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili të enjten tha se në Kosovë mund të ndodhë një konflikt i llojit të Nagorno Karabakut nëse përpjekjet për kompromis dështojnë.

“Si parim i përgjithshëm, ne gjithmonë i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë në Kosovë dhe Serbi, dhe pjesën tjetër të rajonit, që të promovojnë atmosferë e cila do të ndihmonte stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi për Çështje të Jashtme i BE-së, Peter Stano.

Komentet e Vuçiqit, që i bëri pas një takimi në Beograd me ambasadorët e vendeve të Kuintit, nxitën reagime në Kosovë. Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kanë kërkuar reagimin e BE-së dhe NATO-s, pas deklaratave të Vuçiqit.

“Unë pres që Bashkimi Evropian dhe NATO-ja t’i përgjigjen këtij kërcënimi për luftë të dhunshme, të bërë nga Vuçiq”, shkroi Osmani në Twitter.

Ndërkaq, Hoti tha se deklarimi i Vuçiçit është në kundërshtim me të gjitha zotimet që Serbia i ka bërë, “nën garancitë e faktorit ndërkombëtar, për paqen e qëndrueshme dhe zhvillimin ekonomik të rajonit”.

Në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë, as NATO nuk pranoi të komentojë deklaratat e presidentit serb, Vuçiç, por nga kjo aleancë thanë se vazhdojnë ta mbështesim dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, me ndihmën e BE-së, si zgjidhje të vetme të përhershme politike për stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor”, tha një zyrtar i NATO-s në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Vuçiq, të enjten mori si shembull konfliktin ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhani, kur foli për dialogun me Kosovën, duke thënë se “konflikti në Nagorno Karabak ka treguar shembullin e një konflikti të ngrirë, por kur dikush e shkrin atë, mund të përshkallëzojë në një katastrofë të vërtetë”.

“Porosia më e rëndësishme është porosia e paqes, dialogut dhe dëshirës që të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën dhe ta kuptojmë që zgjidhja më e mirë e mundshme është përmes dialogut. Është më mirë që ta arrijmë më herët sesa vonë. Në të kundërtën mund të na ndodhë ndonjë konflikt”, shtoi Vuçiç./REL



3 Comments

  1. Imagjino ta kishin thene Presidenti apo Kryeministri i Kosoves kte deklarate kercenimi per lufte, do i kryqezonte BE dhe hajvanet e politikes se Kosoves do mundoheshin ti shkarkonin si Albinin

  2. Taksa e Kosoves,per mallrat serbe,,i alarmoi BE,por edhe Gjermanine,e sidomos Ameriken,por reciprociteti i Albin Kurtit,i vuri zjarrin mbare botes,sepse po i prishej “terezia” Serbise,kanakares se europes e sidomos Frances,dhe vete Amerika e morri ambasadorin e vet prej Gjermanise (mbasi i turrbulloje gjermanine,Grenelli,u be si i padesheruar ter te),dhe e vendosi,qe te shkaterronte kete qeveri,qe na e bezdiste Serbine,dhe te evendoste ne vend te Kurtit,kukullat e tyre,qe te mos i hapnin me telashe,por te firmosnin edhe ato qe u quajten “marreveshje historike,midis Kosoves dhe Serbise”,qe ne fakt nuk kishte asnje “cope leter”qe te fliste se per cfare na u muarr vesh,Kosova me Serbine.Prandaj le te flase si te doje e cfare te doje Serbija,por Kosova,nuk duhet te thote (ankohet jo-e jo),asnje fjale,sepseeeeee,neve,pre BE,por edhe NATO-ja,as qe e veme ujin ne zjarr,e jo te veprojme,apo te mbajme qendrim,ndaj serbeje te dashtun……..l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *