• |
ide | kryesore

Trump del para medieve: Nuk e di kush do jetë President, por unë nuk do ta mbyll vendin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Donald Trump bëri daljen e tij të parë për zgjedhjet, disa ditë pasi rivali i tij Joe Biden është projektuar si fitues nga mediat amerikane. Mesazhin e parë e bëri për koronavirusin.

“Kjo administratë nuk do të çojë vendin në një bllokim… çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen. Kush e di se cila administratë do të jetë? Unë mendoj se koha do ta tregojë, por unë mund t’ju them se me këtë administratë nuk do të shkojmë në një bllokim”.

Një tjetër koment ishte për vaksinën.

“Asnjë arritje mjekësore e këtij qëllimi ose e kësaj madhësie nuk është arritur kurrë kaq shpejt,” – tha ai duke i dhënë merita administratës së tij për zhvillimin e vaksinës.

Ai tha se do të autorizonte vaksinën për përdorim emergjent. Në fillim të këtij muaji, gjiganti i ilaçeve Pfizer njoftoi rezultatet e vaksinës së saj që treguan 90% efektivitet kundër virusit, sipas analizave të hershme.

Trump përsëri iu referua Covid-19 si “virusi i Kinës’ – diçka që e ka përsëritur vazhdimisht që nga fillimi i pandemisë.

Deri më tani ai ka refuzuar të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Në Twitter ka bërë komente të shumta ndërsa në daljen para mediave nuk u ndal te kjo temë duke ia kushtuar vëmendjen covid. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. President dihet kush po hajt tani te deshta ne fillim po vetem gham gham si qen pa dhom edhe gallofin se hoqe dot qe te degjeneroji

  2. President dihet kush po hajt tani te deshta ne fillim po vetem gham gham si qen pa dhom edhe gallofin se hoqe dot qe te degjeneroji

  3. President dihet kush eshte Po hajt tani se na merzite gham gham si qen pa dhome.
    Ne fillim te deshta po edhe gallofin nuk e hoqe dot fuck of. Je proserb

  4. Besnik meso te shkruash shqip pastaj dil e komento. Loja sa ka filluar prandaj duro deri sa te mbaroje ti dhe ndonje hajdar si puna jote

  5. Ky qe “rezikonte demokracine” i la njerezit e lire kurse tjetri qe po vjen per te shpetuar demokracine po flet qe tani per mbyllje. Kaq te kuptoni ju idiotet aty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *