• |
ide | kryesore

Video e ambasadorit të Erdoganit kur kujtonte se qenë mbyllur kamerat: ” A i’a dhatë paratë Ramës”

-Instant, Arkiva, Lajme, Syri i Lapsit, Të fundit



Kryeministri Edi Rama doli të mërkurën nga liqeni i Farkës për të plotësuar një tekë të presidentit turk Erdogan që të mbjellë njëkohësisht miliona pemë në disa vende të botës, gjë që do ti mundësonte autokratit turk një vend në rekordet Gines. Në Tiranë qe caktuar për të mbjellë 1 mijë pemë tne kuadër të projektit “Frymëmarrje për të ardhmen”. Rama falendëroi publikisht presidentin turk Erdogan për nismën. “Ky është një organizim i ndërmarrë nga presidenti Erdogan, Në të njëjtën orë po mbjellen në të njëjtën kohë në botë 11 milionë pemë. Kjo ka hyrë në librin Giness.  Faleminderit për këtë nisëm, dhe praninë e ambasadorit. Një mik i mirë për shqiptarët, siç është dhe presidenti Ergodan.”

Por ajo që i shpëtoi vëmendjes së publikut ishte nje fjlali e ambasadorit turk në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, pasi kujtoi se kamerat e u mbyllën kur kryeministri mbaroi fjalën. Ai u kthye nga njerëzit e tij dhe u dëgjua të thotë në turqisht një frazë që Lapsi.al e përktheu: “Miq, do i jepnim para të nderuarit kryeministër, apo jo?”

Ndonëse fraza është thënë në publik, ndonëse ajo është publikuar edhe në ERTV, mendja sërish mund të të shkojë për keq.

Lexo me tej:

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan?

Por, ndryshe nga sa mund të kujtojnë të gjithë ata që kanë një mendim të caktuar për Edi Ramën, pavarësisht se fraza e kryediplomatit turk është shumë e pakujdesshme, këtu me sa duket nuk kemi të bëjmë me një çështje korruptive. Fjala është për një lloj monedhe për kujtim të emetuar nga Turqia në kuadër të këtij projekti, që me sa duket i dhurohet të gjithë politikanëve në të gjitha shtetet që i janë bashkuar nismës së sulltanit të Ankarasë.

©Lapsi.al  

 



5 Comments

  1. Duke gënjyer, duke bërë sikur i ka marrë me qira, duke fshehur qiradhënësin, ai vetëm sa e mban gjallë këtë temë dhe e bën refren të përditshëm, duke ua ngulur në mendje shqiptarëve, që këto vila nuk i ka blerë me forcat e veta, me pazaret e veta dhe me ca para të vetat.

    Në këtë pikë mund të mësojë nga Ilir Meta. Madje dhe nga Sali Berisha. I kanë vilat ngjitur me njëri- tjetrin në Lalëz dhe as e vrasin mendjen për këtë punë. Të paktën nuk gënjejnë si ky, që dikush ua ka dhënë, por nuk thotë as emër, as tregon faturë.

    Meta thotë e kam blerë vetë, Saliu thotë ja ka blerë vajza… dhe ky mund të thotë mi ka blerë kunati. Por ky se bën këtë, duke u përpjekur më kot të fusë katër vila në një thes me gënjeshtra. Kur e di fare mirë që ato e dëmtojnë më shumë duke i fshehur, se sa duke i treguar.

    1. I ka fshehur “katër vila në një thes” poston ky idioti disa herë këtë fragment që ka marë nga gazeta e Mero Gëlbazës, duke dashur të përsërisë thesin e gënjeshtrave të Lal Plehut

  2. hahaha,hajde lajm hajde,tamam supe per qen per te çorientu mendjet injorante te perkrahesve te Lulushit,nje artikull i tere per te treguar ne fund nje gjest i cili u kryeka ne çdo vend nga autoritetet turke…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *