• |
ide | kryesore

Çudia e zgjedhjeve në SHBA/ Prishja e Trump me Fox News

-Instant, Arkiva, Planet



Donald Trump ka postuar një sërë deklaratash në Twitter, të cilat akuzojnë Fox News. Trump u shpreh se ata – Fox News, një rrjet mbështetës ndaj Trumpit – harruan çfarë i bëri të suksesshëm. “Ata e harruan Patën e Artë,” shkroi ai në Twitter.

“grafikët e shikueshmërisë ditore janë ulur plotësisht. Në fundjavë ishte akoma më keq. Shumë e trishtë të shohësh këtë gjë, por ata harruan çfarë i bëri të suksesshëm, çfarë i çoi aty ku janë sot. Ata e harruan Patën e Artë. Ndryshimi më i madh midis zgjedhjeve të vitit 2016 dhe zgjedhjeve të vitit 2002 ishte Fox News.” – shkroi Trump në një tjetër postim.

Marrëdhënia e tyre – tradicionalisht miqësore – u prish pasi Trump refuzoi të pranojë fitoren e kandidatit demokrat Joe Biden. Fox ishte një ndër të parët që lajmëroi fitoren e Biden në Arizona dhe paralajmëroi se pretendimet e Trump për fitore janë të rreme.

Kanali konservator Fox News ishte i preferuari i Trumpit. Ai shpesh ftohej nëpër intervista dhe punësoi disa punonjës të Fox në role në Shtëpinë e Bardhë dhe dukej se kalonte orë të tëra duke ndjekur Fox News. Por përpjekjet e rrjetit për të patur një mbulim mediatik elektoral sa më të ekuilibruar prishën raportin me Donald Trump.

Ky i fundit i drejtoi mbështetësit e tij te One America News dhe Newsmax. Fill pas kësaj, shikueshmëria në Newsmax u rrit me nga një mesatare 65,000 njerëz para zgjedhjeve në 800,000 shikues këtë javë, sipas raporteve të Nielsen të cituara nga New York Times. Raportohet se aplikacioni Newsmax ishte i katërti më i popullarizuar në App Store të enjten.

Përpos kësaj, mendohet se Trump ka në plan të themelojë kompaninë e tij mediatike konservatore për të rivalizuar Fox.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *