• |
ide | kryesore

Debat mbi UÇK-në/ PS komision hetimor ndaj Bashës, Majko: Retorikë, jemi përpara zgjedhjeve

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministri i Diasporës, Pandeli Majko e ka cilësuar thjesht retorikë dhe kapital politik debatin e fundit qeveri-opozitë si dhe ngritjen e komisionit hetimor për rolin e Lulzim Bashës në kohën që ka qenë pjesë e UNMIK-ut në Kosovë.

“Ne në Shqipëri kemi deklaruar datën e zgjedhjeve, na ndajnë rreth 100 ditë dhe retorikat e përplasjeve janë të natyrshme” tha Majko.

Në një intervistë për televizionin “Abc news”, Ministri i Diasporës ka thënë se ndonëse kjo e tërë për të është retorikë e pastër, ai nuk parashikon një zbutje të toneve.

“Jo! Nuk besoj, të jemi të sinqertë, kjo histori do të jetë deri në 25 prill. Pas 25 prillit do të ju duket çudi sa gjëra do të ndryshojnë. Debati i politikanëve shqiptarë është për të mbledhur secili votat e veta dhe pas 25 prillit është një histori e re” u shpreh ai.

 

 



6 Comments

  1. Sali Berisha përshembull ka një qëndrim të ndryshëm nga Qeveria e Tiranës. Ai këmbëngul se UÇK ka kryer krime në Kosovë dhe dikush prej tyre duhet të dënohet.

    Lulzim Basha nuk ka as qëndrimin e Sali Berishës, as atë të Edi Ramës. Dhe problemin e ka, se ai dëshiron të ketë qëndrimin e Edi Ramës, por është i kompleksuar nga puna si hetues i UÇK-së, dhe nga ana tjetër, nuk do t’i afrohet fare qëndrimit të Berishës, edhe pse ai qëndrim ëshë formuar edhe nga puan e Lulzim Bashës.

    Për një të huaj që e ndjek këtë debat në Shqipëri, nuk përbën problem populizmi i Qeverisë. Ajo e ka të qartë aleancën me liderët politikë të UÇK-së. Për një të huaj është e paqartë se çfarë mendon në të vërtetë Lulzim Basha si politikan, jo si hetues i UÇK-së.

  2. Po pse o xha Majko, a behet retorikë dhe kapital politik me çeshtjet kombetare. Si mund te perfshihen ne luften e brendeshme te dy partive çeshtje me rendesi kombetare si lufta per liri e Kosoves!

  3. Parlamenti i Kosoves me miratimin qe i ka bere gjykates speciale, konfirmon se shqiptaret e kane te shenjte drejtesine. Ata nuk i tremben pasojave te kesaj gjykate, perkundrazi e mirepresin vendimet e saj, ndersa serbet jane shume larg ketij mentaliteti. Eshte shume e rendesishme te theksohet fakti qe shqiptaret nuk kane frike nga drejtesia dhe treguan se bashkepunojne me te.

  4. Po retorikë me fatin e kombit shqiptar.Bukur shumë!!!!Këtë retorikë ti Majko mos e përmend por dëno sjelljen e skokëve të tu për sjelljen e tyre armiqsore.Apo dhe ty të pëlqen të thuash retorikë sa për justifikim në të ardhmen!!!Jo zotëri në se e konsideron të tillë dhe që është në vërtetë ngrije zërin më fort ose ri e mos u ndi fare.Nuk është të retorikë zotëri është veprim antishqiptar.

  5. I dhemb Rames ikja e Tramp dhe Grenell, Hashimit dhe Batonit. Dekllaraten e bere nga Aleksandari para disa ditesh e ka bere me pare Batoni te Opinion pasi e ka marre aty ku eshte gatuar plani. Ngre çeshtje qe as po diskutohen dhe do te fshihet pas nje kauze fallso per te fshehur rrenimin dhe katastrofen qe ka bere ne vend. Po e vjedh dhe kafshaten e fundit te njerezve dhe po na le te vdesim si ne mesjete nga Covid.
    Ky Majko ne kete rast si ish kryeminister nuk mund te beje pordhe ne menyre romantike.
    Mund te flase lirisht se ne ate kohe ishte potent e jo i tredhur si sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *