• |
ide | kryesore

FOTO/ Evra fejohet me një 25 vjeçare, ish-gruaja tërbohet: “Mi halesh”

-Instant, Sport



Patrice Evra, ish-mbrojtësi i Manchester United, ka dalë hapur e ka njoftuar zyrtarisht fejesën e tij me Margaux Alexandra, modele hollandeze 25 vjecare. “Jemi bashkë prej më shumë se një viti, dua të them që kur më vodhe zemrën. Pas herës së dytë që u takuam, të thashë që do të ishe gruaja ime për pjesën e mbetur të jetës – ka shkruar Evra në Instagram – Nuk mund të jetoj pa ty tani, edhe kur të kam pranë, më mungon! Mendove se isha i cmendur kur të kërkova dorën pas vetëm tre muajsh. Uroj të gjithë burrat ti duan gratë e tyre si të dua unë. Është thjesht e pabesueshme, nuk arrij ta përshkruaj. Je universi, shpirti im, paqja ime. Ndihem i sigurtë kur më mban dorën. Lumturia është një zgjedhje e unë të zgjedh ty për pjesën e mbetur të jetës”.

Një deklaratë dashurie që e ka bërë të tërbohet ish-gruan e francezit, Sandra, me të cilën Evra është divorcuar kohët e fundit, pas 25 vjet lidhje: “Ishte larguar nga shtëpia për një udhëtim pune 15 ditor e nuk u kthye më. Në 4 mars më kërkoi divorcin përmes avokatit të tij. Mu desh ca kohë për të kuptuar se ishte bërë një mi halesh”, ka deklaruar gruaja për mikrofonët e ‘The Sun’.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *