• |
ide | kryesore

Ironia e akuzave të pandemisë/ Rama thumbon opozitën duke përsëritur të njëjtin refren

-Instant, Lajme, Të fundit



Nga Vlora, kryeministi Edi Rama ka vijuar me sulmet ndaj opozitës lidhur me akuzat mbi menaxhimin e pandemisë së koronavirusit. Sipas Ramës, shpresat e opozitës për të marrë pushtetin varen nga Covid-19. Megjithatë teksa ndante me publikun arritjet e qeverisë lidhur me këtë situatë, kryeministri nuk ka mundur të gjejë një alibi tjetër për gjendje e spitaleve Covid dhe i është rikthyer refrenit të një dite më parë duke risjellë në mendje një mesazh që kishte marrë nga një personalitet i njohur shqiptar, emrin e të cilit nuk e bëri publik, në lidhje me spitalet covid.

Për të dytën ditë radhazi, kreu i ekzekutivit shqiptar tha se personi në fjalë i kishte shkruar se pasi kishte parë gjendjen në spital (duke qenë se ishte prekur nga Covid-i)  kishte arritur të flinte gjumë i qetë.

“Një personalitet më një moshë të thyer që më shkruan: “Më në fund kam mundur që të fle gjumë. Pasi pashë realitetin e spitaleve. Sepse nuk arrija më të flija gjumë nga ankthi. Se nëse më ndodhte që infektohesha, nuk do të kem mundësi që të gjejë një shtrat me mjekët mbi kokë në këtë spital” përsëriti kryeministri.



4 Comments

  1. Si vje turp gerdalles plak, katun me katun qytet me qytet vetem duke shar opoziten? harron matufi plak se opozita e cdo vendi te botes sikur te jesh asi i te gjitha te mirave gje qe s ndodhe me kete km te rrjedhur prap opzita ka kerkesa per me mor e me mire,

  2. Po e marim se mesatarisht Rama, në çdo javë ka mbajtur këto 4 vitet e fundit nga një “fjalim” dy orësh në kuvend.
    Në sejciln nga këto monologje skandaloze prej karagjozi,nja dhjetë herë më së paku i ka përmendur Bashës “krimin e madh” se paska bërë dikur lapsusin që 7 herë 7 bëjnë 42 (kur vetë bën lapsuse në çdo tre fjali).
    Po i zemë 30 seanca kuvendi në vit , herë 10, 300. Herë 4 vite 1600.
    Pra 1600 herë e kanë dëgjuar Ramën shqiptarët që të përmend lapsusin e Bashës.
    Dyfishin e kësaj, e ka përmendur Bashën me fjalët “Luli fle”.
    Për këtë është bërë akoma më qesharak, pasi pikërisht nga energjitë opozitare të Bashës, me qindra mijë shqiptarë i bëjnë thirrje “Rama ik”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *