• |
ide | kryesore

“Jam mirë, mos u shqetësoni”: asnjë frakturë në kyc për Osimhen

-Instant, Sport



Pas ndalesës në sfidën kundër Sierra Leone frika më e madhe e Napolit, për sulmuesin e tij kryesor Victor Osimhen, ishte rreziku i një frakture në kycin e dorës. Fatmirësisht për sulmuesin e për klubin kontrollet e para kanë evidentuar vetëm një traumë të fortë në krah e artikulacionet nuk paraqesin traume të vecanta. Dyshimi ishte edhe për një dëmtim në shpatull, por edhe kjo është përjashtuar gjatë kontrolleve mjekësore. Për nigerianin, përjashtuar këtu ndonjë situatë të ndryshuar nga rezonanca magnetike, parashikohet një rikuperim në kohë të shkurtër.

Trajneri i Napolit Rino Gattuso ishte ndër të parët që u shqetësua për gjendjen fizike të lojtarit të tij, sipas asaj që bëri të ditur Gazzetta dello Sport. Problemet në shpatull derivojnë si nga goditja e pësuar ashtu edhe nga një dëmtim i vjetër, një kondicion që nuk mund të mos të linte dyshime, edhe pse për më shumë siguri duhet pritur rezultati i rezonancës.

Përfaqësuesja nigeriane shpreson të mund ta rikuperojë për sfidën e të martës në 17 nëntor, sërisht kundër Sierra Leone, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Afrikës. Nga ana e tij Osimhen ka siguruar, jo vetëm Gattuso, por edhe të afërmit e miqtë, me një frazë që tregon shumë për kthimin e tij të shpejtë: “Jam mirë, mos u shqetësoni”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *