• |
ide | kryesore

Katër mësuese pozitive me koronavirus në Berat, infektohen edhe dy fëmijë

-Instant, Lajme, Të fundit



Katër mësuese kanë rezultuar pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit në Berat. Pozitive janë konfirmuar 2 mësuese në shkollën “22 Tetori”, ndërsa dy të tjera në shkollën “Ajet Xhindole”. Ndërkohë pozitivë kanë rezultuar edhe dy fëmijë tek qendra e zhvillimit rajonal në rajonin numër 3. Në qarkun e Beratit regjistrohen 72 mësues dhe 15 nxënës të infektuar me SarsCov-2, ndërkohë që në kopshte e çerdhe janë shënuar 21 edukatore dhe 4 sanitare të infektuara.

Berati numëron 419 raste pozitive aktive me koronavirus që prej fillimit të pandemisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *