• |
ide | kryesore

Kryhet autopsia e nënë së re që humbi jetën në maternitetin e Gjirokastrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryhet autopsia në trupin e Klea Muxhaj 20 vjeçe e cila humbi jetën një ditë më parë pas komplikacioneve të shfaqura 5 orë pas lindjes së foshnjës,realizuar me operacion. Mjeku ligjor i cili kishte ardhur nga kryeqyteti një ditë më parë, ka bërë autopsinë në orët e vona të pasdites por ende nuk është zbuluar shkaku i vdekjes se nënës 20 vjeçare.

Kampione të organeve jetike të së ndjerës kanë shkuar në Laboratorin e Kriminalistikës në kryeqytet për të analizuar shkencërisht shkakun e vërtetë të vdekjes si dhe rrugët që e çoi në arrestin akut respirator. Një përgjigje shkencore pritet të dalë javës që vjen.

Ndërkaq dje në mbrëmje oficerët e Policisë Gjyqësore, kanë marrë dëshmitë e kunatit, vjehrrit, vjehrrës dhe bashkëshortit të 20 vjeçares të cilët kanë dëshmuar për atë çfarë kanë parë para vdekjes së të ndjerës. Njëkohësisht kanë dhënë dëshmi edhe tre mjekët që kanë asistuar në operacion si dhe katër infermiere që kanë qenë asistuese në operacion dhe vëzhguese pas operacionit. Deri më tani Prokuroria e Gjirokastrës nuk ka ngritur asnjë akuzë derisa pritet përgjigja shkencore e autopsisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *