• |
ide | kryesore

Liverpool në emergjencë: Salah infektohet me Covid-19, në mbrojtje mbarojnë lojtarët

-Instant, Sport



Sulmuesi i Liverpool Mohamed Salah ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Egjiptiani, që ishte i impenjuar me kombëtaren e tij dhe duhet të sfidonte Togon në fundjavë për kualifikueset e Kupës së Afrikës, është asimptomatik dhe është futur në izolim. Një lajm që trondit për herë të dytë brenda dy ditësh tifozët e Reds: në fillim dëmtimi i rëndë i Gomez dhe tani Salah, që vështirë se do të jetë në dispozicion të Klopp për sfidën e Champions League në Anfield.

Lajmin e ka bërë të ditur federata egjiptiane që ka komunikuar se Mohamed Salah ka rezultuar pozitiv me Koronavirus gjatë testeve të fundit mjekësore të kryera. Sulmuesi është asimptomatik, ndërsa të gjithë shokët e Kombëtares kanë rezultuar negativë.

Me lajmin për infektimin e Salah, situata bëhet edhe më e vështirë për Liverpool, në emergjencë të plotë për repartin difensiv. Sipas asaj që bën të ditur ‘Daily Mail’, në fakt, Reds kanë humbur për një kohë të gjatë Joe Gomez, që është dëmtuar rëndë në grumbullimin me Anglinë. Dëmtimi i lojtarit anglez i shtohet atyre të Van Djik, Alexander-Arnold e Fabinhos, që në rast nevoje mund të luante si qendror. Në atë rol, në dispozicion të Klopp mbeten vetëm Matip e i riu Rhys Ëilliams.

Vetëm të dielën e kaluar Klopp, i mbështetur nga miku-rival Pep Guardiola, ishte ankuar për impenjimet e shumta e për faktin se FA kishte vendosur të braktiste 5 zëvendësimet e të kthehej tek tradicionalet 3. “Shpresojmë të mund të luajmë Europianin në verë, por nëse vazhdojmë kështu të shohim se cilët lojtarë mund të jenë pjesë” ishte britma e alarmit të teknikut gjerman pas dëmtimit në pulpë të Alexander-Arnold.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *