• |
ide | kryesore

Nations League fillon të vendosë fituesit e grupeve: nëntë ndeshje delikate, ku spikat Portugali-Francë

-Instant, F1, Sport



Nëntë ndeshje delikate, me kampionët e botës në fushë kundër kampionëve të kompeticionit, apo edhe Gjermania e Loeë përballë Ukrainës së Shevcenkos. Janë përballjet e fundit përpara se të vendosen fituesit e grupeve, ndaj dhe vëmendja është e madhe. Në fushë do të zbresë Grupi A3 ku e gjithë natyrisht Cristiano Ronaldo pasi ka barazuar Puskas do të tentojë ta kalojë, për përballë do të ketë kampionët e botës, Francën.

Dy skuadrat janë me pikë të barabarata dhe kjo përballje do të vendosë praktikisht fituesin. Luzitanët kanë avantazhin se luajnë në shtëpi, por Deschamps e ka përgatitur skuadrën për të synuar fitoren. Suedia do të kërkojë pikët e para, ndërsa Croacia një tjetër fitore që do ti jepte prestigjin e ngushtimit të diferencën së madhe që e ndan nga dy kryesuesit.

Në ndeshjet e tjera, Gjermania shpreson në një pengesë të Spanjës në Zvicër, për ti marrë vendin e parë iberikëve, në kohën kur distanca mes tyre është vetëm 1 pikë. Skuadra e Loeë do të presë në shtëpi Ukrainën, në një ndeshje jo të pakalueshme, ndërsa Spanja, me një Morata në super formë do të mundohet të shkojë në përballjen e fundit me gjermanët në avantazh.

TË GJITHA NDESHJET

UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 3
20:45 Portugal ? – ? France
20:45 Sëeden ? – ? Croatia
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 4
20:45 Germany ? – ? Ukraine
20:45 Sëitzerland ? – ? Spain
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 1
18:00 Azerbaijan ? – ? Montenegro
18:00 Cyprus ? – ? Luxembourg
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE D GROUP 1
15:00 Malta ? – ? Andorra
18:00 Latvia ? – ? Faroe Islands
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE D GROUP 2
15:00 San Marino ? – ? Gibraltar



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *