• |
ide | kryesore

PD: Rama tallet me qytetarët, bën sikur Shqipëria është më e zhvilluar se Europa

-Instant, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kreut të qeverisë Edi Rama. Bardhi shkruan se kush e ka dëgjuar kryeministrin në Vlorë është ndjerë i tallur. Sipas nr. 2 të PD-së, Rama pretendon se Shqipëria është më e zhvilluar se Gjermania, Zvicra dhe Italia. Ai shprehet se Rama nuk i dha përgjigje pyetjeve pse vlonjatët nuk kanë punë dhe pse të rinjtë kanë ikur jashtë vendit.

“Kryetari i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur e bëri Shqipërinë më të zhvilluar se Gjermania, se Zvicra dhe se Italia po e po. Shëtiti për 2 orë në të gjithë hartën e Europës nga Azia e Vogël në Azore, nga Mesdheu në Skandinavi, por nuk u tha vlonjatëve dhe shqiptarëve pse shëndetësia sot jo vetëm nuk është falas, siç premtoi 8 viet më parë, por është më e shtrenjtë dhe më e paarritshme për shumicën e shqiptarëve. Edi Rama nuk tha pse vlonjatët nuk kanë punë, pse të rinjtë ikin, pse ua ka rritur taksat, pse bizneset falimentojnë dhe biznesi i trafikut të drogës lulëzon”, shkruan Bardhi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *