• |
ide | kryesore

Policia i kërkon të dorëzohet, i riu nga Durrësi i kanos me armë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi i riu qëlloi me armë zjarri në ajër dhe kanosi “blutë” e zonës. 24-vjeçari me iniciale R. D., ditën e djeshme rreth orës 20:00, pas një konflikti familjar qëlloi në ajër me pushkë, armë të cilën e kishte pa leje. Pas marrjes së njoftimit për të shtënat, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët i kanë bërë thirrje që të dorëzohet, por i riu i ka kanosur ata. I riu akuzohet për veprat penale:“Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Po ashtu rezultoi se kishte drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.90 mg/l.

Njoftimi

DVP Durrës

Qëlloi me armë zjarri në ajër dhe kanosi punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari.

Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.

Bien në prangat e Policisë 2 drejtues mjetesh dhe procedohen penalisht 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatine Policisë Shijak arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin R. D., 24 vjeç, banues në Maminas.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 13.11.2020, rreth orës 20:00, pas një konflikti familjar, në vendin e quajtur “Liqeni i Karpenit, ka qëlluar në ajër me një armë zjarri pushkë, të cilën e dispononte me lejen e organeve kompetente.

Menjëherë në vendngjarje janë afruar shëbimet e Policisë dhe pas thirrjes për dorëzim shtetasi R. D. nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe me armën në dorë i ka kanosur ata.

Në vijim të veprimeve rezultoi se ky shtetas kishte drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.90 mg/l.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. K., 37 vjeç, banues në Kamzë, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 06.08.2020, në Tapizë, ka kanosur me armë zjarri shtetasin I. V.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Shijak proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim toke”, shtetasit T. M., 39 vjeç, banues në Shijak dhe A. D., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë në Xhafzotaj dhe në fshatin Vlash, Shijak, duke hedhur një sasi inertesh

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit, A. L., 44 vjeç, banues Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Krujë, duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur. A. S., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.13, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *