• |
ide | kryesore

Rama zbulon detaje për familjet me asistencë në paketën e tretë të pandemisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Nga Vlora, kryeministri Edi Rama ka zbuluar disa detaje nga paketa e tretë e ndihmës ekonomike që po përgatit qeveria për të përballuar pandeminë. Rama tha se për familjet që marrin asistencë, ndihma ekonomike do të dyfishohet deri në fund të pandemisë. Ndërkohë sa i takon akuzave të opozitës për të rritur numrin e testeve, kreu i qeverisë ka thënë se ai ecën me udhëzimet e ekspertëve.

“Nëse komiteti teknik i ekspertëve do të na kishte kërkuar të blinim më shumë, do të blinim më shumë, kur ne kemi mundësi sot në këtë fazë dhe falë një politike të suksesshme me financat publike dhe një largpamësie për të mos i hedhur municionet që në fillim për këtë luftë që nuk dihet sa zgjat…Kur kemi mundësi dhe do ua dyfishojmë ndihmën ekonomike të gjitha familjeve me ndihmë ekonomike deri në fund të pandemisë, nuk paskemi mundësi të blejmë më shumë tamponë”, tha Rama.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *