• |
ide | kryesore

Strakosha e dy të tjerët fundosin laboratorin italian: zgjerohet hetimi në Futura Diagnostica

-Instant, Sport



Tjetër kontroll i Guardia di Finanza në laboratorin Futura Diagnostica në Avellino, ku prej fillimit të sezonit janë kryer tamponet e Lazios. Laboratori kampan përfundoi në qendër të polemikave për shkak të pozitivitetit të Ciro Immobile, që humbi ndeshjen me Juventus bashkë me dy lojtarë të tjerë kryeqytetas: Leiva e Strakosha. Policia, me urdhër të Prokurorisë së Avellinos, ka sekuestruar dokumentacionin që shoqëron tamponet e procesuara deri më sot nga Futura Diagnostica mbi grupin e skuadrës e stafin e Lazios, disa mijëra në total.

Rrezja e hetimit zgjerohet, të paktën kronologjikisht. Në ditët e kaluara janë sekuestruar dokumentat që lidheshin me 95 testet e kryera të premten e 6 nëntorit, të njëjtën ditë në të cilën Campus Biomedico në Romë kishte gjetur pozitiv si Immobile, Leiva ashtu edhe portierin e Kombëtares shqiptare Strakosha. Në atë rast, ishte bllokuar edhe materiali i testeve, që u riprocesuan në spitalin e Moscati në Avellino e mbi të cilën po punon prokuroria. Mbetet vetëm të kuptohet motivi i këtij zgjerimi të hetimit, që për momentin ka vetëm një të hetuar, presidenti i Cda-së së Futura Diagnostica, Massimiliano Taccone, me hipotezën e krimit të falsifikimit, mashtrim publik e epidemi e qëllimshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *