• |
ide | kryesore

Tjetër sulm në mes të rrugës në Francë, shënohen 2 viktima

-Instant, Lajme, Planet



Dy persona u vranë me thikë dhe një i tretë u plagos rëndë si pasojë e një sulmi pasditen e së shtunës në qytetin e Cholet, në lindje të Francës. Policia bën me dije se ka arrestuar autorin e sulmit, i cili është një 35-vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë.

Sipas të dhënave paraparake nga burime policore, mësohet se viktimat dhe autori jetonin pranë njëri tjetrit dhe se ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin. Forca të shumta kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e arsyeve të vrasjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *