• |
ide | kryesore

Usain Bolt beson se Cristiano Ronaldo është më i shpejtë se ai: “Në këtë moment do të më mundte”

-Instant, Sport



E vërtetë apo jo, sigurisht që sfida duket shumë interesante, e për të mos u humbur. Usain Bolt nga njëra anë, mbreti i shpejtësisë, Cristiano Ronaldo në tjetërn, një “super atlet”, si e ka përcaktuar sprinteri xhamajkan. 100 metra për tu përshkruar dhe kaq mjafton për të patur një ide të efektit që mund të ketë.

Një garë e pamundur që Bolt e ka imagjinuar në një bisedë me të përditshmen spanjolle Marca: “Cristiano Ronaldo do të fitonte me shumë siguri – thotë ai befasisht – sepse është ende aktiv. Punon cdo ditë, për mua është një super atlet. Është gjithnjë në maksimum në sportin e tij. Stërvitet shumë dhe është gjithnjë i përqendruar. Mendoj se në këtë moment do të ishte më i shpejtë se unë”.

Ndoshta është vetëm një batutë, por sigurisht që është edhe një elozh për profesionalizmin e madh të portugezit e të atletizmit të tij të jashtëzakonshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *