• |
ide | kryesore

Video/ Në ndeshjen që e futi në histori, Sergio Ramos humbet dy penallti: Spanjën e shpëton Moreno

-Instant, F1, Sport, Video



Mbrëmja e madhe që Sergio Ramos nuk do të dojë ta kujtojë. Kundër Zvicrës në Nations League kapiteni i Real ka luajtur ndeshjen e tij numër 177 me fanellën e Spanjës, duke u bërë kështu lojtari europian me më shumë prezenca ndërkombëtare. Qendërmbrojtësi ka kaluar kështu një tjetër legjendë të futbollit si Gianluigi Buffon (176). Një arritje në fakt e festuar në mënyrën më të keqe nga mbrojtësi spanjoll, që në sfidën e luajtur në Zvicër ka gabuar dy penallti, duke i humbur kështu vendin e parë në grup iberikëve.

Me avantazhin helvet në minutën e 26 me Freuler, Spanja e Luis Enrique përshpejtoi ritmin në kërkim të përmbysjes së rezultatit, për të mos i lënë vendin e parë Gjermanisë. Në minutën e 57 Ramos humbi penalltinë e fituar po vetë, me portierin Sommer që gjeti trajektoren, duke shpëtuar rezultatin. Në të 80 ishte Morata që fitoi një tjetër penallti dhe Sommer hipnotizoi sërisht Ramos që ia dorëzoi topin në duar.

Vetëm një minutë nga fundi i ndeshjes, Spanja i shpëtoi humbjes, por jo zbritjes në vendin e dytë. Moreno ka barazuar rezultatin, duke ndjekur mirë sugjerimin nga e majta e duke mposhtur portierin zviceran me një goditje të fortë me të djathtën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *