• |
ide | kryesore

Video/ Tre fitore radhazi, tani Shqipëria U-21 shënjestron Anglinë: “Askush nuk është i pathyeshëm”

-Instant, Sport, Video



Kombëtarja U-21 është kthyer nga Kosova me një fitore 0-1, që e con në tre numrin e sukseseve radhazi të kuqezinjve të rinj, që kërkojnë vendin e dytë në këto eleminatore të Europianit. Pa teknikun Alban Bushi në pankinë, për shkak të pozitivitetit ndaj Covid, skuadrën e drejtoi Dzemal Mustendanagic, i cili në një prononcim për “FSHF.org” ka folur për sfidën e fundit ndaj Anglisë: “Eksperiencën time si ish-lojtar apo tani si trajner ia kam përcjellë ekipit që askush nuk është i pamposhtur, nëse gjithsecili jep gjithçka, në lojë ndodhin të gjitha. Edhe nëse barazojmë apo fitojmë nuk është befasi” ka theksuar ai.

Natyrisht rezultatet e fundit e kanë rritur shumë optimizmin për të ardhmen, në të cilën beson shumë Mustedanagic, i cili prej vitesh punon me të gjitha grupmoshat e kombëtares shqiptare: “Rezultati, përsa i përket pikëve, punës së bërë dhe lojës, dua të theksoj se jemi në rrugën e duhur. Jam krenar për lojtarët, si ata që luajtën ndaj Kosovës, por edhe për brezin, që do të përfaqësohet në eliminatoret e ardhshme. Strategjia jonë është për të zhvilluar lojtarë të rinj për ekipin kombëtar A, shikoj që në eliminatoret e radhës, Shqipëria U-21 do të luajë për kualifikim. Edhe njëherë dua ta përsëris që cikli i ri do jetë e ardhmja e kombëtares”.

https://youtu.be/WM4Z9Sm1aV4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *