• |
ide | kryesore

Atentati ndaj biznesmenit Andon Dhima, lirohet njëri nga të arrestuarit

Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjykata e Apelit të Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej 4 të arrestuarve që akuzohen se tentuan të ekzekutojnë biznesmenin Andon Dhima një muaj më parë në Tiranë. Në fakt ka qenë Prokuroria që i ka kërkuar gjykatës të zbusë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Mariglen Matohitin.


Sipas Prokurorisë nuk ka pasur prova të mjaftueshme që të implikonin të riun si i përfshirë në atentatin ndaj Dhimës. Dyshimet kanë qenë se i riu ka pasur rolin e vëzhguesit. Ky vendim u mor nga prokurororët edhe pse në shtëpinë e tij, policia gjeti një pistoletë.


Në burg do të vazhdojnë të qëndrojnë Grid Leno, Albin Hoxha dhe Enea Hoxha. Më 15 tetor, biznesmeni Andon Dhima publikoi pamjet e një atentati që sipas tij ishte tentuar t’i bëhej në hyrje të pallatit. Nga pamjet e kamerave të sigurisë duken 2 persona që hyjnë pas tij, por biznesmeni kishte hyrë në ashensor dhe ata u larguan. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. Vlen te theksohet, ndryshe nga cfare shkruan komentuesi “e”, qe Dhima kishte kohe qe kishte denoncuar publikisht, EDHE NE AMBASADEN AMERIKANE, vjedhje dhe grabitje pronash te BEN TOP BLUSHIT, si dhe nje moskthim borxhi po te ketij birboje te Rames

    1. Dhima ishte nga e njejta rrace..Ky ka kohe qe perdor te njejten taktike..Mbushet ne borxhe pastaj kercenon me denoncime politike e personale. Perdor kete taktike prej kohesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu