• |
ide | kryesore

Berisha për ndalimin e Kastriot Islamit: Rama do të marrë përgjigjen e merituar personale

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar për shoqërimin në polici të ish-deputetit Kastriot Islami, për shkak të mos pajisjes me maskë.

Berisha thekson se kryeministri Edi Rama do të marrë përgjigjen e merituar personale për veprimin e cilësuar si kriminal prej tij.

“Ndalimi i Prof Dr Kastriot Islamit nga xhahili skizoid i Surrelit, nje akt i shemtuar dhe kriminal.

Miq, dje Edvin Hajduti, xhahili skizoid i Surrelit urdheroi narkobandite me uniforme te ndalojne dhe shoqerojne forcerisht ne narkokomisariat personalitetin e njohur te politikes se vendit, opozitarin e vendosur te regjimit te kakistokracise te Edvin Kristaq Kolekes, ish deputetin Kastriot Islami sepse ai po bente joging pa maske tek Parku Kombetar i Liqenit Artificial te Tiranes.

Ndalimi i zotit Islami me urdher te Xhahilit te Surrelit eshte nje akt i tij banditesk dhe hakmarrje e tij primitive  politike kurse maska eshte thjeshte preteksti i ketij akti te shemtuar.

Duke i shprehur solidaritetin tim te plote zotit Kastriot Islami, denoj me ashpersine me te madhe aktin e turpshem prej birboje te vertet  te Edvin Hajdutit ndaj zotit Islami dhe e garantoj kufomen politike se shume shpejt do te marre pergjigjen e merituar personale per veprimin e tij kriminal”, shkruan Berisha.



4 Comments

  1. Krye shpellkari salih kur ishte ne pushtet do ja bluante kockat islamit tani kete kohe po ha lepin loqet islamit,bravo salih je bure i vertet o dobici serb

  2. Ecja Sportive eshte e perjashtuar nga Maska sepse nuk mbushesh dot me fryme..Por edhe sikur te shte shkelje, nuk ka perse te shoqerohet ne komisarjat qytetari per nje maske..Pak rendesi ka se kush eshte ai!

  3. hahaha,opozitari Kaç Islami,hahaha,demokrati i flakte Kaç Islami,hahaha,dr.profesor Kaçi i Islamajve,o Dio mio!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *