• |
ide | kryesore

Dolly Parton tregon si ndikoi të mos paturit fëmijë në jetën e saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Ikona 74 vjeçare e muzikës ‘country’ ka qenë mjaft e zënë edhe në vitin 2020, megjithë kufizimet që pandemia e coronavirusit ka vendosur në botë.

Muajin e kaluar, kantautorja amerikane lansoi albumin e saj të parë të Krishtlindjes dhe ajo do të vazhdojë të punojë në projekte të tjera muzikore. Ndërsa ka treguar për albumin e ri, biondja ka folur edhe për disa momente të rëndësishme në jetë, duke përfshirë martesën me bashkëshortin e saj, Carl Dean si dhe 75 vjetorin e lindjes. Duke folur për familjen e saj me Oprah Winfrey, Parton sqaroi se si ndikoi në karrierën e saj të mos paturit fëmijë.

“Meqë nuk kishim fëmijë, burri im ishte më i pavarur, unë kisha po ashtu liri”, ka thënë Parton për ikonën e televizionit në “The Oprah Conversation”. “Kështu që unë mendoj se një pjesë e madhe e gjithë suksesit tim është fakti që isha e lirë të punoja”, tha artistja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *