• |
ide | kryesore

Dy reportazhet/ Si e manipuloi djallëzisht ERTV atmosferën tek Infektivi

-Instant, Kryesore, Lajme



Montazhi ka një aftësi djallëzore për t’i tjetërsuar filmimet përmes manipulimit të figurës apo të zërit duke nxjerrë në produktin final një peisazh krejt tjetër nga realiteti. Mjafton ndryshimi i një detaji, apo pak efekte speciale, që të krijohet një realitet i rremë, përmes të njëjtave material filmike. Dhe meqenëse manipulimi i realitetit është qëllimi kryesor i propagandës, atëherë montazhi hileqar i figurës dhe zërit është një nga pikat më të forta të punës televizive në kryeministri.

ERTV transmetoi një seri reportazhesh për të sjellë atmosferën në spitalet Covid, si një tentativë për ta riparuar imazhin e dëmtuar nga vetëvrasjet, dëshmitë e familjarëve të të sëmurëve, akuzat e opozitës për mungesën e pajisjeve dhe denoncimet e mediave për rastet e tmerrshme të neglizhencës në dyert e spitaleve.

Por pasi mbylli ciklin e 4 reportazheve të ERTV-së për 4 spitalet Covid, Edi Rama lejoi futjen në spitalin infektiv (COVID 1) të kryeredaktores së News24, Anila Jole. Materialin e saj, (mund të shihet KETU) Rama e publikoi në Facebook dhe e shoqëroi me një mesazh-hakërrim ku thërret “turp e përsëri turp, kush përhap panik tek njerëzit me shpifje”. Hakërrimi i Ramës vjen pasi reportazhet në ERTV u konsideruan propagandë e pastër, ndërkohë që në dukje materiali i NEWS24 nuk ndryshon shumë nga ERTV.

Fillimisht duket se punonjësi i kryeministrisë Alteo Hysi dhe gazetarja Anila Jole e News24 nuk kanë sjellë as më shumë e as më pak, se të njëjtin reportazh që do të kishte sjellë nga brenda spitalit çdo gazetar tjetër.

Alteo i kryeministrisë, intervistë me Najada Çomon. (MUND TE SHIHET KETU) Anila e News24, intervistë me Najada Çomon. Alteo në dhomat e të sëmurëve që falenderojnë mjekët dhe infermierët. Anila në dhomat e të sëmurëve që falenderojnë mjekët dhe infermierët. Dhe kështu njësoj në të dy materialet, fjalët për punën heroike të bluzave të bardha dhe thirrjet për kujdes. Madje Alteo, duke qenë se tashmë ka fituar eksperiencë në përgatitjen e materialeve filmike kishte përgatitur edhe një video-mesazh prekës për shefen e pavionit Najada Çomon nga vajza e saj.

Por në fakt nuk është kështu. Reportazhi i përgatitur në kryeministri ka një handikap shumë domethënës. Sepse në realitet, në dhomat e spitalit infektiv dëgjohet kudo një zhurmë e tmerrshme, që në materialin e ERTV është zhdukur.

Kur sheh reportazhin e ERTV-së, duket sikur nëpër dhomat e spitalit ku hyn dhe del punonjësi i kryeministrisë, dëgjohen kudo tingujt e këndshëm të një pianoje apo refreni i “Good Job” nga Alicia Keys. Vetëm në pak sekonda kur flasin të sëmurët, kuptohet se realiteti është krejt ndryshe, për shkak të zhurmës së fortë që uturin kudo. Kjo dallohet vetëm në pak sekonda, atëherë kur është e pamundur të eleminohet teknikisht.

E kundërta ndodh në materialin e Anila Joles së News24. Ndërsa gazetarja hyn dhe del nga dhomat e spitalit, kudo dëgjohet zhurma e fortë e respiratorëve që i ngjan një turbine në fuqi të plotë dhe që ushton kudo nëpër spital. Megjithëse nuk e përmend zhurmën dhe as nuk e ngre si problem, të paktën Jole nuk e ka manipuluar materialin e saj.

Kjo nuk është rastësi. Për këtë zhurmë që ushton ditë natë në spitalet covid është folur shumë ditët e fundit.

Mjeku Arjan Mezini tha se kjo zhurmë ishte se përse pacientët ishin të çoroditur, ndërsa e krahasoi me momentitn kur avionët ngrihen në fluturim. “Po të doni iu tregoj një video ku dëgjohet zhurma e madhe, është sikur po ulesh në një pistë avionësh. Po të kesh atë zhurmë oksigjeni, kur ndërkohë duke përdorur këtë aparat dhe ia çon oksigjenin aq sa e don pacienti. Unë këtë po them, këto nuk janë menduar kurrë, fut tre tuba dhe nxirr pesë tuba, ajo ka shumë zhurmë” tha Mezini në emisionin Open.

Edhe sipas gazetarëve që raportonin ditën kur pacienti 69-vjeçar u hodh nga kati i tretë i Infektivit, u përmend zhurma e fortë në dhomat e spitalit që shoqëron 24 orë në 24 të shtruarit në spital.

Këto hamendësime u kundërshtuan nga kryeministri Edi Rama, që në një konferencë për mediat i quajti qesharake pretendimet se zhurma në spital, ndikon në çorientimin dhe më pas nxit vetëvrasjen e pacientëve.

Pikërisht në këtë linjë ka qenë edhe reportazhi tek Infektivi në ERTV. Për ta zbukuruar realitetin, për të sjellë një ambjent sa më pranë përshkrimit propagandistik, punonjësi i kryeministrisë ka zhdukur këtë detaj “të papërshtatshëm” për reportazhin e tij duke shtrembëruar realitetin në spitalin “Covid 1”.©Lapsi.al



18 Comments

  1. Vetem ne kete Albanistanin tone te dashur, filmimet ofrohen nga zyra e propagandes se kryeministrit. Fajin kryesor per kete kane mediat vizive. Nje media serioze, jo barbone, nuk i trasmeton!

  2. Mediat jane te shitura dhe ne Amerike qe mbahet si simboli demokracise e jo me ne Shqiperi. Sipsa nje sondazhi 92% e mediave ne amerike jane kunder Trump perfshi dhe Twitter e FB. Ajo qe Sorros e te tjere bene ishte venia nen kontroll e mediave sepse vetem nepermjet tyre mund te manipulosh cdo gje dhe ti thuash te bardhes te zeze

  3. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    ERTV që kur është krijuar,financohet me para publike të menaxhuara nga Kryeministri.
    Edvin Escobar D’Rama është i vetmi Kryeministër në Botë me televizion privat,i sëmurë
    psiqik dhe përdorues droge.

  4. te vetvraret nga dritaret e spitaleve - fytyra e qarte e nje qeverie degjenerate thotë:

    Sado te perpiqet zullapi i Surrelit dhe shpura e tij e bythqireve mediatike nuk munden dot te fshehin te verteten –
    Jane 4 njerez te semure qe zgjedhin vetvrasjen nga dritaret e spitaleve me mire se ‘Shendetesine falas’!
    Ram zhulsi u justifikua se “Edhe neper bote vetvriten njerez”, por duke u bo me budall se c’eshte se der sot nga Covid-19 ne mbare boten, vetem ne Tirane jane hedhur te semure nga dritaret e spitaleve.

  5. Ore mesohuni me keto gjera avash avash. Dhe ne bote keshtu ndodh. Politikanet jane vetem imazh si nje brand produkti. Eshte komplet big brother. Dhe po te vije lul qoftja ne pushtet po keshtu do bej ne mos me trash.

  6. Dhe ta mendosh qe pacientet ne te tilla situata kane nevoje per qetesi.

    Ajo zhurma qe degjohet ne video e news24 dhe qe flitet nga mjeket eshte gati njesoj si zhurma ne gomisteri e kompresorit qe mbush depoziten e ajrit per te fry komerdaret.

    Ku i keni cu miliardat e lekeve qe keni marr per mjekesine, as per gjera kaq te thjeshta e me pak kosto nuk keni menduar?

  7. Abandonoi lajmet dhe cdo emision tjeter zbukurues mbe covid tek TV Shqipetare. Jane thjeshte propogande enveriste.

  8. Nderkohe sufllaqexhinjte e administrates, pas nje viti pune te lodhshem, po diskutojne prenotimet e Festes se Pavaresise per ne Rome apo Milano se kane marre dietat nga shefi i tyre… Disa madje skane vendosur akoma….

  9. Ne Amerike mediat jane private, filantrope etj. Kurse ketu klani e topi & co, jane edhe private po dhe pjesen e taksave tona e duan!!!

  10. A e dini qe ajo doktoresha e famshme NAJADA merr 5000 euro per pacient , ne te kundert ste kap m edore. A e dini sa njerez kane vdekur se ajo nuk eshte marre me ta?

  11. Cfare te beje najada i ka ardhe rasti te rregulloj financat familjare, do lek ajo kurva qe ka ne shtepi dhe qan per mamin, ather mamin, babin dhe gjith rob ku ti kesh o NComo se na ropet me devizen e mjekut hajdut dhe jo intelektual, turp se bashku me karizmatikun

  12. Kush nuk e di: Basha eshte dhendri i Xhaf Isufit, ish sekretar i byrose se partise ne nje repart sekret. Xhafa ishte i tmerrshmi besnik i partise. Lidhjet me gocen e Xhafes, Luli i kishte qe ne kohen e Partise, dhe te dy, Lulu dhe e shoqja jane sponsorizuar oer shkolle nga SHIK dhe Sorros.Shkoni o shpellkare dhe shikoni vete ndryshimet ne spitale dhe do shikoni qe do ju duket si kur jeni ne endrra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *