• |
ide | kryesore

Ekzekutimi i 50-vjeçarit para gruas, arrestohet autori i dyshuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 50-vjeçarit Ahmet Toska në prani të të shqoes, ngjarje e ndodhur më 26 tetor në Fier.

Policia njoftoi se ka arrestuar 52-vjeçarin Fatmir Hoxha, banues në Fier, arrestim i kryer me urdhër të prokurorisë.

Burimet nga uniformat blu bënë të ditur se arma me të cilën është ekzekutuar 50-vjecari Toska është përdorur rrallë herë për vrasje në vendin tonë. Ata e cilësojnë si një armë të veçantë, pasi me atë lloj janë kryer vetëm dy vrasje, një në Shkodër dhe një në Vlorë.

Hetuesit e kanë përjashtuar faktin që mund të kemi të bëjmë me një ngatërresë, pasi autori i njihte mirë lëvizjet dhe e ka pritur herët në mëngjes kur doli nga shtëpia viktimën nën shoqërinë e bashkëshortes.

Madje pasi e qëlloi në kokë nuk është mjaftuar me kaq, por e ka goditur edhe dy herë të tjera në zemër për t’u siguruar se e ka ekzekutuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *