• |
ide | kryesore

Filmimet ekskluzive/ Ish deputeti socialist Dashamir Peza dëshmitari që ruan misterin e kasetës për masakrën e Krushës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Vijon saga e filmimeve tashmë të bëra të famshme, për kasetën e masakrës të milicisë serbe në fshatin Krushë e Madhe, të xhiruara nga kameramani amator, Milaim Bellanica. Për këtë tragjedi, me 500 viktima, nga më të mëdhatë e luftës në Kosovë, është ndezur një debat i madh. Lapsi.al ka arritur të zbulojë fakte dhe dëshmi të reja që lidhen me djeninë e ish deputetit të PS-së Dashamir Peza.

Vetë Bellanica deklaroi pak ditë më parë në Top Channel se këto filmime ia pati dhënë Lulzim Bashës i cili atëherëe punonte në UMNIK për zbardhjen e krimeve serbe, dhe ky i fundit e ka zhdukur kasetën. Kaq u desh që kundërshtarët e kreut të PD-së në Tiranë ta akuzojnë atë për lidhje të fshehta me armikun.

Videon e masakrës e ka Basha/ Dëshmitari i masakrës së Krushës: Kaseta nuk përfundoi atje ku duhet

Nga ana e tij Lulzim Basha e ka quajtur këtë një shpifje dhe ka pohuar në Top Story se se ka takuar kurrë Bellanicën dhe se nuk ka marrë kurrë një kasetë prej tij.

Po si qëndron e vërteta?

Edhe mediat pranë kreut të PD mbrojnë këtë version duke thënë se kameramani Milaim Bellanica gënjen pasi këtë kasetë e ka marrë BBC që atë kohë mbulonte luftën në Kosovë dhe e cila ka transmetuar dy minuta pamje prej saj nga ky krim i përbindshëm.

Por, në pohimet e tij Belanica nuk e fsheh që e ka çuar kasetën në BBC, madje ai thotë se Lulzim Basha erdhi ti’a kërkonte këtë dokument të rrallë, vetëm pasi pamjet u shfaqën në BBC.

Atëherë dilema mbetet: kush gënjen Bellanica apo Basha? A e ka shitur kameramani amator kasetën e tij ekskluzivisht tek BBC, apo thjeshtë i ka dhënë televizionit britanik disa minuta duke e ruajtur origjinalin për vete?

I vetmi njeri që mund ta sqarojë këtë dilemë është ish deputeti socialist dhe miku i Edi Ramës, Dashamir Peza. Peza atëherë ka qenë shoqëruesi shqiptar i ekipit të BBC. “Ai ra i pari në kontakt me Bellanicën dhe më kujtohet që e mori kasetën në një furrë buke”, ka treguar për Lapsi.al korespondenti i AP dhe fotografi i njohur Hektor Pustina. Nga arkivi i tij Pustina ka nxjerrë dhe dy filmime të shkurtra të një televizioni norvegjez ku duket Milaim Bellanica, Dashamir Peza dhe gazetari i BBC duke marrë filmimet nga kaseta. (në video Belanica në mes, gazetari me te kuqe dhe majtas Peza).

Kjo ngjarje, sikurse duket data në video, ka ndodhur në 1 prill 1999. Pra i vetmi njeri që mund të japë dëshminë e tij nëse ashtu sikurse ndodh rëndom BBC ka blerë kasetën eksluzive, apo ka marrë vetëm pamje prej saj është ish deputeti socialist Peza.

Dash Peza dhe e shoqja, padi Berishës për fjalën e 2009-s

Nëse televizioni britanik e ka blerë origjinalin çështja është e zgjidhur dhe Basha s’ka pasur mundësi të binte në kontakt me atë material filmik. Nëse BBC ka marrë vetëm disa sekuenca, nga ato që më pas i trasnsmetoi dilema se cili gënjen, kameramani apo politikani do të mbetet e hapur…

©Lapsi.al



34 Comments

  1. ”’ A e ka shitur kameramani amator kasetën e tij ekskluzivisht tek BBC ??

    Po pse nuk merrni parasush dhe rastin qe BBC te kete marre kopjen e kastes ?
    Perse krijoni alibi per Bashen kur thonie se …..@ Nëse televizioni britanik e ka blerë origjinalin çështja është e zgjidhur dhe Basha s’ka pasur mundësi të binte në kontakt me atë material filmik.@.

    Me sa kuptoj une nga gjithe kjo histori , ka ptur ( dhe eshte e natyrshme ) dhe kopje te asaj kasete .
    Nuk e kuptoj Lapsin se si do tja heqi Bashes barren e faktit dhe mundohet tja vere ne kurriz Pezes.
    Levizje foshnjerore . Pastaj ne ate kaste nuk duket qarte nese eshtte Peza apo jo ?
    Duket thjesht nje njeri me mjeker .

    1. o idiot i 14 46 po nese nje TV ta merr perse ta merr, ta fshehi??? basha ka qen i paguar nga UE ca interesi ta merrte ta fshihte. me shum me duket se po kerkon alibi per shpifjet e PS si thua?

    2. O idiot, Basha ka qenë thjesht përkthyes, nuk ka pas pushtet apo interesa përtej detyrës së përkthyesit dhe këshilltarit juridik.

    1. Ballanica e thote qarte. Origjinalin e mori Basha, kopjen e bleu BBC.
      Ndersa Dash Peza e beri detyren, sepse BBC i transmetoi pamjet qe i dha Bellanica, bile duke e permendur edhe me emer.
      Dhe ishin keto filmime qe Dash Peza ja dha BBC qe sensibilizuan boten per masakrat serbe ne Kosove
      Ndersa spajuni i shkies dhe UDB, Lul Basha e shiti kaseten tek dajat e Argita Berishes.
      Kush eshte tradhetari…?

  2. Kaseten filmike e ka shitur Basha te serbet dhe kjo sdo mend ta kuptosh Aty beri pare shume ky “perkthyesi” Basha

  3. ahahahahahahahahahahahahaha
    Se mos ka ngaterruar Pezen per Bashen deshmitari se floket njesoj i kane patur ne ate kohe.

    Dmth i akuzuari duhet te provoje pafajsine. Pra Basha duhet te nxjerri prova qe nuk e ka marr ai kaseten dhe jo e kunderta. pra qe ushtaret e rames duhet te provojne qe ai ja ka dhene kaseten Bashes, dhe Basha e ka zhdukur.
    Si dhe te shpjegojne qe ai i dha kaseten e vetme Bashes pa bere kopje per veten sic beri me BBC si dhe nuk ja dha UCKs.

    Keshtu ndodh kur i zgjedh njerzit e afert ne baze te servilizmit dhe paftyresise.
    Rame ndroji gazetaret qe ke rrotull se do te marrin ne qafe nga mefshtesia dhe budalleku.

  4. Deri në 25 prill të vitit të ardhshëm, duket se temë dite e mediave “të pamvarura” të majta shqiptare, do të jet se çfarë ka ndodhur me filmimet e “kameramanit” Millan Bellanica.
    Sepse kam bindjen që më së fundi dum kësaj pune , ka për ti dhënë ish shefi i SHIK të asaj kohe, Fatos Klosi, pasi të jetë thirrur nga gjykata kosovare e Hagës.
    Është interesant se sipas këtij shkrimi, numuri i viktimave në masakrën në fjalë, paska shkuar në 500, nga 26 e më vonë 100 që është përmendur.
    Nëse në publik është përmendur se formacionet ushtarake e paraushtarake të Millosheviçit kanë bërë rreth 400 masakra të tilla në Kosovë, edhe sikur mesatarisht të ketë pasur në sejcilën 26, a mund të krahasohet ky numur me ato 100 “viktima” që gjykata speciale ja adreson UÇK ?

    1. Emrin e paske të “bukur” , por nuk meresh vesh se çfarë ke dashur të thuash me këto që ke shkruajtur.

      1. Ka dashur të thotë se është portali hashtag.al i pari që kazbuluar se Dash peza ka qenë dëshmitar kur i është dorëzu kaseta.

  5. Emrin e paske të “bukur” , por nuk meresh vesh se çfarë ke dashur të thuash me këto që ke shkruajtur.

  6. A thua se e verteta ka ngelur ne dore te Shkullakut apo Bushatit?
    Nuk eshte hera e pare qe emri i Bashes lakohet per pagesa te dyshimta ne Amerike npm ruseve,vjedhje dhe vrasje,po e verteta nuk shkon tek Basha.
    Ata qe jane sot ne Hage ndeshen me gjurmet e Bashes,veshtire te spjegohet nga Shkullaku qe ka marre dhe dekorate nga Thaci.
    E verteta eshte e hidhur.
    Me 4 vila super moderne,me prona te pafund,me lluks te cfrenuar jane shume per Bashen qe genjen tere jeten e tij.
    Haga do flase shpejt.

  7. Shpifje dhe vetëm shpifje.Për të mbuluar të gjitha horlliqet Rama dhe rilindja kanë filluar më egër fushatën jo vetëm anti Pd por më keq akoma anti shqiptari.Ska si të jetë ndryshe.Është vazhdë e historisë gati 80 vjeçare komuniste filluar nga nëna Pk bija Pp e bija tjetër Ps e bija tjetër Rilindje.Gjithnjë në shërbim të armiqve të kpmbit.Dhe pa pikë turpi pretendojnë përsëri pushtet!!!

  8. Populli po vdes se nuk kanë lek për të blerë ilaqet që luftojnë virusin kurse këta politikanët shqipëtarë na ngrejnë komisione se kush na e mori kaseten. Po kujt i plasi se cfare u be me kaseten . Edhe për kaseten e Metes u vranë me 21 janar por pastaj kaseta u harrua dhe Rama na e bëri president Meten. Në të njëtën mënyrë do ta tallin k…in me popullin po nuk ju dha një shkelm nga mbrapa më zgjedhje nga vet mbeshtetesit socialist.

  9. E kujt I plasi per kaseten ,ketu po vdesin njerez e derisa te dali vaksina e te vij ne Shqiperi do behen nja 10.000 veta.

    Ky eshte halli, se te jete per Ramovic nuk keni vdekur te gjitha mendon ai.

  10. Siç dihet, Zyra Biografike Serbe, për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë, ku drejtor ishte Lulzim Basha, Zv.drejtore Argita Malltezi, Sekretare Aurela Isufi (gruaja e Bashës) dhe Asistent Juridik Erion Isufi (Kunati i famshëm i Bashës), hartonte dosje të zeza krimesh, kundër luftëtarëve e komandantëve të UÇK, në favor të Serbisë, të cilat, Beogradi i depozitonte në Gjykatën e Hagës, si provë, që kosovarët ishin vrasës të serbëve dhe jo serbët, vrasës të kosovarëve”, shkruan portali.

    Me këto dosje, janë përndjekur, arrestuar, gjykuar e dënuar, 57 luftëtarë dhe komandantë të UÇK, mes tyre dhe Ramush Haradinaj dy herë dhe tashmë ish komandantët e tjerë, që përkon me udhëheqjen politike të Kosovës së pasluftës.

    Ndërkohë që janë në “listën e zezë” serbe edhe 513 luftëtarë të tjerë të UÇK, të skeduar për krime ndaj serbëve, prej dosjeve të hartuara nga treshja që dejton PD-në, Lulzim Basha, Argita Berisha Malltezi, Aurela Isufi-Basha dhe Erion Isufi.Kur kosovari ju thote qe ja ka dhene bashes ju shpellkare nuk e besoni kur dalin pamje te reja thoni e ka peza dhe lulzimen e nxirrni te lare,por dokumenti tregon katershen qe punimet per llogari te serbeve

  11. Pse Edvinin e trajtojne Serbet si qen ?!E ky i thote vella Zevendeskriminelit Aleksander Vuçiç,zevendesi i Sllobodan Millosheviçit !
    Thone se ne nje nga ato darkat me aheng ne Beograd,kane video e pamje teper te renda te tij,edvin rames,mbi pjate dhe ndershale !!!
    Nje media kombetare qe sajon nje deshmitar fals,duke u perfshire ne lojra nderkombetare kunder Shqiperise,nuk mund te jete as me pak e as me shume se nje turp i vertete !
    Do te ishte e udhes qe subjekti i kesaj loje te Sherbimit Sekret Serb dhe Edvin Rames ne Shqiperi,te kryesuar nga Baton Haxhiu(Stanishiqi) te kerkoje heqjen e licenses kombetare dhe te llogarise demin e shkaktuar imazhit te tij,te 2 ml euro e keto te perdoren per te blere vaksina per Shqiptaret e permjere !

  12. Tani qe cdo gje ka dale ne drite te diellit,rilindasit e degjeneruar te dale si muter ne shi,akoma vazhdojne avazin !
    Jeni nje turp qe historia nuk do ua harroje asnjehere…..!
    Ju per pushtet nuk ka gje mbi dhe qe nuk beni,keto nuk jane asgje !
    Me sillni P….t,keni plot dhe do shohim per vota pastaj,flas nga ato qe keni ne shtepi si gra,motra,vajza apo mamate qe duhen nje gomar t’ju beje pune !
    Te pafytyre,dolet bllof me Melaimin e muahmut veline,apo sançon taulet balla,o robte ku ti keni,si nuk pushoni e nuk fusni bishtin ndershalle e te ikni,si qener qe jeni !?
    Pyeteni pak Dashin e Pezes,se rama edvin rrinte ne tanga ne shtepine e tij,ai mund t’ju rrefej me shume per melaimin,ptu shpirtshitur !

  13. Me keta tifoza idiot qe ndjekin portalin tuaj ju mund t’i servirni c’do lloj bajge dhe ata do t’a hane.

  14. Keta qe mbrojne kryemaskaran krye …….. Jane o budallenje qe nuk u punon truri e Jane militante te semure te rilindjes , o Jane sahanlepirest e paguar nga kryem…….. te cilet punojne ne bodrumet e ktyeministrise e te bashkise . Mendoje se ai popull e ka hake nje qeveri me Ramen sipas kokes vihet festja , e ta gexoni e te veni ne halet gomares.

  15. Kush nuk e di: Basha eshte dhendri i Xhaf Isufit, ish sekretar i byrose se partise ne nje repart sekret. Xhafa ishte i tmerrshmi besnik i partise. Lidhjet me gocen e Xhafes, Luli i kishte qe ne kohen e Partise, dhe te dy, Lulu dhe e shoqja jane sponsorizuar oer shkolle nga SHIK dhe Sorros.

  16. Ore idiot! Ne vitin 90( kur filluan ndryshimet) Basha ishte 16 vjec. Te cilit lloj i kishte keto lidhje me partine meme, mund te ma thuash?

  17. BBC nuk blen lajme as nuk shet lajme siç ndodh me ju o te gjore tregtare qe me gazetarine nuk keni lodhje fare. Vetem ketu ka tregtare qe blejne e shedin lajme. Nuk di si mund te shkruaje dora e njeriu me profesionalizem sperdredhje te tilla me nje ceketire te theksuar mendimi…..Mjere ne qe presim informim prej jush. Dhe matuni kur perfolniBBC, CNN, etj. Nuk keni lidhje …….fare

  18. BBC nuk blen lajme as nuk shet lajme siç ndodh me ju o te gjore tregtare qe me gazetarine nuk keni lodhje fare. Vetem ketu ka tregtare qe blejne e shedin lajme. Nuk di si mund te shkruaje dora e njeriu me profesionalizem sperdredhje te tilla me nje ceketire te theksuar mendimi…..Mjere ne qe presim informim prej jush. Dhe matuni kur perfolniBBC, CNN, etj. Nuk keni lidhje …….fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *