• |
ide | kryesore

Formacioni/ Uzuni ‘problemi’ i vetëm i Rejas: kundër Kazakistanit kthehen titullarët

-Instant, F1, Sport



Kërkohet vendi i parë dhe për të arritur janë të nevojshme dy fitore në dy ndeshjet e fundit të grupit në Nations League, duke filluar nga ajo sot kundër Kazakistanit në “Air Albania”. Për teknikun Edoardo Reja kthehen në fushë titullarët, që i ka kursyer për një apo më shumë arsye në miqësoren kundër Kosovës. Kështu, të enjten mbërriti në Tiranë edhe Gjasula, që do të jetë në vendin e tij përpara mbrojtjes, ashtu si dhe Hysaj që do të rimarrë krahun e tij të djathtë.

Italiani kërkon të shohë në veprim një skuadër që i ka dhënë garanci deri tani, por nuk është se dilemat nuk i mungojnë, gjë që tregon që në ndeshjen vëllazërore ata që zbritën në fushë kanë bërë mirë, duke ngushtuar edhe më shumë hendekun me titullarët. Në seancat stërvitore në Durrës duken të palëvizshëm në formacion portieri Berisha dhe linja e mbrojtësve ku Ismajli e Veseli do të udhëhiqen nga Gjimshiti.

Përfaqësimi i mirë i Dokës me Kosovën mund të mos vlejë sa për ta parë sërisht titullar kundër Kazakistanit, në kohën kur rikthehet Hysaj, që duhet të marrë krahun e djathtë, duke i lënë Uzunit të majtin, pas provës super të bërë me dardanët. Por nëse Reja vendos ta afrojë më shumë beratasin me portën, atëherë në të majtë kalon Hysaj me Dokën që mund ti gëzohet ndeshjes së dytë radhazi si titullar. Qendra e mesfushës është e gjitha e titullarëve të zakonshëm Gjasula, Abrashi dhe Memushaj.

Rikthimi i Cikalleshit mund të ulë në pankinë Balajn, autor i golit të parë ndaj Kosovës. Reja insiston me Manajn, duke i besuar kështu emrave të eksperiencës, për të synuar gjashtë pikë në dy ndeshje. Kazakistani është një skuadër solide dhe kur të zbresë në fushë në orën 18:00 e ka të qartë mënyrën e lojës që duhet bërë për ti bllokuar kualitetet e kuqezinjve, gjë që Reja natyrisht e ka marrë parasysh.

FORMACIONI I MUNDSHËM I SHQIPËRISË
Portierë: Berisha
Mbrojtës: Ismajli, Gjimshiti, Veseli
Mesfushorë: Hysaj, Memushaj, Gjasula, Abrashi, Uzuni
Sulmues: Manak, Cikalleshi



1 Comment

  1. Nqs ky me siper do jete formacioni ky trajner ka shume probleme. Si mund te luaj Veseli ne formacion te pare s’e kuptoj dot. Ka disa ndeshje me rendiment shume te ulet dhe gabime. Si mund te luaj Manaj qe eshte thike me dy ane te pa mprehura. Si mund te luash ne mesfushe nje lojtar shperthyes dhe nuhates si Uzuni, ai duhet te jete ne sulm. Shpresoj te jeni gabim me formacionin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *