• |
ide | kryesore

FOTO/ “Përtej ëndërrave të mia, shpresoj të jem inspirim”: Hamilton shpërthen në lot pas rekordit

-Instant, Sport

Lewis Hamilton bëhet një legjendë e F1 si Michael Schumacher e nuk e fsheh emocionin për atë që ka arritur në kulmin e një karriere të jashtëzakonshme. “Kam arritur dicka që shkon përtej ëndërrave të mia, shpresoj që kjo të jetë një inspirim për fëmijët. Më mungojnë fjalët, nuk mund të bëj tjetër gjë vecse ti falenderoj të gjithë, familjen time, skuadrën. Pa ata nuk do të mund ti arrija kurrë këto suksese. Aventura jonë ishte monumentale. Jam i lumtur që bëj pjesë në të”, ka komentuar në të nxehtë anglezi i Mercedes. “Nëse kërkon të arrish rezultate, duhet të ëndërrosh të pamundurën, ta ndjekësh pa hequr dorë kurrë e të mos vesh në dyshim kapacitetin”, ka thënë piloti.



Mbi shtatë titujt: “E paimagjinueshme të fitoj shtatë tituj, por me këtë skuadër nuk ka limite. Në gjithë jetën time nuk e kisha ëndërruar kurrë dicka kaq të jashtëzakonshme, më dukej shumë larg. Jam krenar për atë që bëmë. Do kem nevojë për pak kohë që ti gëzohem plotësisht. Ishte një vit i vështirë për miliona persona në gjithë botën. Ishte një sfidë e madhe për mua e falë personave që kam pranë arrita të qendroj i përqendruar”.

Hamilton largoi pastaj cdo hipotezë tërheqje në fund sezoni: “Në realitet ndihem sikur kam nisur tani të garoj. Ndihem në formë fizike e mentale. Jam i përqednruar për vitin e ardhshëm, do të doja të qendroja. Kam shumë punë për të bërë këtu”.

1 Comment

  1. keto raste duhet te beje reklame sa me shume shtypi, jo te vere ne faqet e tyre vajza pa asnje vlere, pervec se te shkojne me biznesmene te droges, me hajdute e kriminele te cdo lloji, si nje menyre per te bere buzet e fryra, etc, per te paguar e per tu bere te dashurat e pronarit te kanaleve qe te marrin emizione dhe te pompohen etc Ati jane thjeshte rrugace!!!!!
    Gazetaret kane fuqi te madhe ne ndryshimin e modeleve dhe ne berjen e botes disi me te mire e me me vlera, jane pushteti i 4-et

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu