• |
ide | kryesore

F1/ Hamilton si Schumacher, kampion bote për herë të shtatë: spektakël i Mbretit të Zi në Turqi

-Instant, F1, Sport



Në kushtet më të vështira e me shokun e skuadrës Bottas jashtë garës menjëherë, Lewis Hamilton laureohet kampion i botës me një garë të gjithën ofensive, filluar me një start për manual e një pjesë e dytë e Cmimit të Madh “në kontroll” pas kërcënimit në momentet e para të Lance Stroll, që u nis nga pole position. Në podiumin historik të Stambollit bashkë me Leëis u ngjitën Sergio Perez me Racing Point e ferraristi Sebastian Vettel, që u nis nga vija e gjashtë. Charles Leclerc kompletoi të dielën pozitive të skuderisë italiane duke e mbyllur garën i katërti.

Mund të kënaqej duke bërë një garë të kujdeshme e do ti kishte vënë njësoj duart mbi titullin e shtatë, Lewis Hamilton. Por nuk do të ishte… Lewis Hamilton e nuk do të kishte barazuar Michael Schumacher në majën e historisë së Formula 1 e të garave. Në Stamboll, Mbreti i Zi ndoqi me forcë e, në fund, arriti fitoren e katërt radhazi e të 10 në këtë sezon, duke e cuar totalin në 94. I nisur nga pozicioni gjashtë, Hamilton u sigurua që në fillim se do të kompletonte misionin titull: shoku i tij e i vetmi kundërshtar për titullin Valtteri Bottas përfundoi të rrotullohej në kthesën e parë, duke e mbyllur më pas të dielën në vendin e 14.

Pas një garë shumë interesante, në të cilën Hamilton e kishte të qartë se cfarë synonte, në xhiron e 36 parakaloi Perez për të marrë lidershipin që nuk e lëshoi më. Kampioni, ashtu si edhe meksikani i Racing Point nuk e ulën ritmin deri në fund, pa ndaluar në bokse, ndërsa të gjithë pilotët e tjerë të grupit të kreut u kthyen në boks për të vendosur një set të ri gomash të ndërmjetme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *