• |
ide | kryesore

Harry Styles: Do vazhdoj të vesh fustane

-Instant, Paparazzi, Slider



Në kopertinën e Vogue për muajin dhjetor 2020, gjatë intervistës eksluzive, Harry Styles foli edhe për sensin e tij të modës.

Këngëtari vazhdoi duke thënë se “pengesat” midis atyre që konsideroheshin veshje për burra dhe veshje për gra “janë duke u shkatërruar”, gjë që çon në një liri më të madhe krijuese. “Unë shkoj në dyqan dhe ndonjëherë thjesht qëndroj e shoh veshjet e grave, duke menduar sa të mahnitshme janë. Si çdo gjë në jetë, sa herë vendosni pengesa, ju thjesht po kufizoni veten. Ka kaq shumë gëzim tek të luajturit me rrobat.”

Ndjenja e një stili ndryshe për këngëtarin e “Watermelon Sugar” ka evoluar që nga koha e tij si anëtar i grupit One Direction, grup që i dha atij famën ndërkombtëare që prej konkursit të X-Factor dhe u finalizua me ndërprerjen e bandës në vitin 2015



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *