• |
ide | kryesore

Kurti: Në UÇK nuk ka patur strukturë paralele kriminale

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur për aktakuzat e ish-krerëve e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykatën Speciale.

Kurti ka thënë se Kosova ka pasur vazhdimisht Gjykata Speciale, njëherë UNMIK-un, Tribunalin e Hagës pastaj EULEX-in, por kjo fundit në Hagë, sigurisht që është me speciale.

“Jo çmimin e lirisë por çmimin e gabimeve politike jemi duke e paguar tani – në njërën anë UÇK-ja është lënë jashtë Deklaratës së Pavarësisë dhe Kushtetutës, ndërkaq kjo gjykatë që iu sipërvendos shtetit me votat e 82 deputetëve, u pranua të bëhet pjesë e Kosovës përmes amandamentimit të Kushtetutës  me 3 gusht 2015”, tha Kurti.

Ish-Kryeministri ka theksuar se Specialja është e njëanshme.

Ai ka shtuar se nuk ka pasur strukturë paralele kriminale në Kosovë.

“Ajo çfarë pretendon prokuroria në aktakuzë është se në UÇK ka ekzistuar një grup Kriminal përbrenda, apo siç e quajnë ata ndërmarrje kriminale. Prokuroria e ka gabim s’ka pasur strukturë paralele kriminale, lajmi për njëfarë NPK-je brenda UÇK-së nuk është i vërtetë”, tha më tej ai.

Kurti ka shtuar se Qeveria duhet të mbrojë të gjithë të akuzuarit dhe të bashkërendojë procesin. Megjithëkëtë, ai ka thënë se kjo Qeveri është e paligjshme dhe e pafuqishme dhe vështirë se do të mund të bëjë ndonjë mbrojtje dinjitoze./Telegrafi/



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *