• |
ide | kryesore

Kurti: Rama nuk guxon të thotë vërtetën për presidentin e Serbisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për mediat u shpreh se ka kohë që nuk kanë qëndrime të njëjta me kryeministrin e Shqipërisë, pasi ky i fundit nuk guxon të thotë të vërtetën për presidentin e Serbisë.

Ai thotë se Kosova dhe Shqipëria nuk mund të bashkohet si komb teksa ka qëndrime të ndryshme ndaj Serbisë. Sipas tij, këto dy shtete nuk e kanë luksin që të dallojnë në qëndrime sa i përket Beogradit.

“Ka kohë që me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, zoti Edi Ramën ne nuk kemi të njëjtin qëndrim sa i përket presidentit të Serbisë, kjo është një pikë e rëndësishme që ne dallojmë fort. Fatkeqësisht kryeministri i Shqipërisë nuk guxon ta thotë të vërteten për presidentin e Serbisë, për çfarë motivesh dhe arsyesh, unë nuk jam në gjendje ta them. Ne duhet të bashkohemi për luftën çlirimtare, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe kundër Serbisë e cila është kundër nesh. Nuk do të mund të bashkohemi si komb, nuk do të mund të bashkëpunojmë si shtete me qëndrime të ndryshme karshi Serbisë. Kosova dhe Shqipëria nuk e kanë jo vetëm luksin por as të drejtën që të dallojmë sa i përketë Beogradi”, ka thënë Kurti.

 



4 Comments

  1. Pak fjale,por me vend dhe te sakta.Troc,po thote se Rama,po detyron Kosoven,te mbaje qendrime te pa desherume prej saj,per Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *