• |
ide | kryesore

Një sprovë për të shpëtuar tradhëtarin Basha

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Lulzim Basha gjendet prej disa ditësh në syrin e ciklonit i akuzuar nga kundërshtarët e tij si njeri që i shërben interesave serbe. 

Po ti lexosh, një e nga një, bataretë kundër tij, ai herë përshkruhet si njeriu me maskë që kërkonte organe të varrosura në themelet e shtëpisë së verdhë, herë si mbledhësi i fakteve kundër komandantëve heroikë të UÇK, herë si asgjesuesi i kasetës filmike me krimet mostruoze të ushtrisë së Millosheviçit në Krushë të madhe dhe herë si kreu i një partie që ka votuar pro raportit të Dik Martit, kur ishte ne pushtet.

LEXO EDHE:

“Hetoi krimet e UÇK-së dhe fshehu provat për serbët”/ Si i përgjigjet Basha akuzave

Pra, po të mos humbasësh në cicmicet meskine, nëse i mori apo i shkatërroi xhirimet e kameramanit amator Bellanica, përktheu keq apo mirë në shtëpinë e Katushit, tabloja e totale që duan të japin këto denoncime është se lideri i opozitës paska bërë aq shumë mëkate sa s’mund të jenë të rastësishme, pra se ai qenkësh një poliagjent par exellence. 

Ato mëtojnë të vërtetojnë se ai i ka shërbyer armiqve historikë të Shqipërisë që nga koha e studentllëkut e deri kur u fut në politikë, njësoj si Mehmet Shehu që u “rekrutua” nga agjenturat e huaja që në luftën e Spanjës, e punoi për to deri ditën kur hodhi radion marrëse -dhënëse në WC e shtëpisë së vet.

E njëjta “tablo sinoptike”, shumë e njohur për breza të tëra shqiptarësh, po shpaloset sot edhe për ta shpallur Lulzim Bashën tradhëtar.

Me sa duket aq shumë është rrënjosur kjo mënyrë konspirative e të menduarit në psikikën e një pjese të shoqërisë sonë dhe aq rrezik kanë të zënë vend këto akuza, patentën e të cilave e kishte diktatura komuniste, sa ato kanë kompleksuar edhe vetë liderin e opozitës. 

Lulzim Basha nxitoi menjëherë pas tyre të vërë në llogarinë e tij në Twitter logon idiote “Liria ka emër”. 

“Liria ka emër, UÇK”, edhe Basha i bashkohet kësaj nisme

Ndonëse ky është një sllogan i vetëm një partie politike, që do të njësojë epopenë e luftës së UÇK-së me liderët e vet, Basha nuk i rezistoi dot modës për tu dukur patriot. 

Ai shkoi edhe më tej. Duke komentuar akuzat kundër tij në Real Story, shigjetoi Ramën me të njëjtën mendësi konspirative, duke e fajësuar se po i fabrikonte ato po atë ditë që komandantët ishin në Hagë dhe kur ai takohej fshehtas me Vuçiçin.

Pra fabula është e njohur dhe e përsëritur deri në lodhje: kundërshtari politik është njëkohësisht spiun, tradhëtar, agjent i huaj.

Këtë e ka vuajtur në kurriz edhe Fatos Nano pas deklaratave të përbashkëta me Papanderun e aq më shumë pas takimit me Millosheviçin në Kretë. 

Këtë e ka mbajtur mbi shpinë edhe Sali Berisha me lejimin e kontrabandës së naftës, me deklaratat për Rambujenë e deri tek ndarja e detit më Greqinë.

Këtë e ka përjetuar edhe Rama që kur i dha Goran Bregoviçit çelësin e Tiranës e deri tani kur duhet të përballet me planin për shkëmbim teritoresh dhe etiketimin si Zeografi Bis. 

Edhe vetë Basha nuk e ka për herë të parë. “Zbulimet” për financimet ruse dhe aludimet se ngriti çadrën dhe protestat me frymëzim sllav, për të ndarë vendin nga perëndimi nuk i kanë munguar as atij.

Pra, e parë nga kjo perspektivë, të gjithë liderët tanë, njëri pas tjetrit dhe pa përjashtim, paskëishin qenë agjentë dhe tradhëtarë dhe gjithnjë kundërshtarët e tyre politikë u kanë shpalosur tablonë sinoptike që ua ka çjerrë maskën.

Kjo, mendësi e cila po rikthehet të bjerë tani mbi kreun e PD-së është sa groteske aq edhe idiote.

Natyrisht, udhëheqësit tanë politikë nuk janë ëngjëj. Në dëshirën e tyre të verbër për pushtet ata mund ta kenë dëmtuar vendin ndoshta edhe shumë më tepër se sa një armik. Për egon dhe karierën e tyre ata mund të kenë bërë edhe pakte me djallin.

Por ama, nga këtu e deri tek riprodhimi i kopjeve të zbehta të filmave që kemi parë me grupet armiqësore të kohës së komunizmit, ka një hendek të madh.

Të bësh politikë në këtë mënyrë është e ulët dhe e ndyrë. Ajo është ti thërrasësh në ndihmë instikteve më të kapluara nga paranoja, mendjeve më të pa afta për të arsyetuar, tifozëve më të verbuar nga urrejtja.

Kjo po bëhet sot ndaj Lulzim Bashës, i cili po vizatohet me penelatat e një agjenti të lashtë në shërbim të Beogradit, që ka mbledhur prova kundër shqiptarëve, që ka fshehur krimet e serbëve, që ka punuar për të përdhosur lirinë e Kosovës. 

Filmimet ekskluzive/ Ish deputeti socialist Dashamir Peza dëshmitari që ruan misterin e kasetës për masakrën e Krushës

Natyrisht, kjo është qesharake dhe as ai vetë nuk do duhej të kishte nevojë për tu mbrojtur nga sharlatanizma të tillë.

As ky shkrim dhe kjo mënyrë të argumentuari nuk mëton ta bëjë këtë. Sepse liderë si Basha, Rama dhe Berisha ndihen shumë më mirë kur u dalin për zot fanatikë të zjarrtë që kanë guximin të pohojnë se ata janë të pastër dhe kundërshtari i tyre është tradhëtari.

Prandaj, kjo mënyrë e të shikuarit të gjërave nuk është as marje në mbrojtje e atij që po sulmohet sot nga socialistët dhe as e atyre që janë fshikulluar, dje, në të njëjtën mënyrë, nga demokratët. 

Ajo është më shumë një apel për ti thirrur në ndihmë ndershmërisë dhe arsyes, duke hequr dorë nga ushqyerja e turmave budallaqe me skenare konspirativë. Sepse është vërtet e trishtueshme që katër dekada pas “zbulimit” të poliagjentit të fundit, të mos jemi në gjendje të gjejmë instrumenta të rij të luftës politike, përpos atyre që na la trashëgim Enveri.

©Lapsi.al       



30 Comments

  1. Bushat, zhgenjen me kete artikull. E gjothe kjo zhurme behet per te hequr vemendjen nga miliona probleme qe ka vendi. Nese Basha, Peza, Rama apo kushdo tjeter ka tradhetuar interesat e kombit, jane organet hetimore qe duhet te merren me kete pune dhe jo politika. Eshte shume e thjeshte Bushat. Gazetaret investigative te tipit Muhamet Veliu apo ndonje tjeter, kane patur kohe qe te zbulojne te verteten qe nga 2005 kur Basha doli ne skenen politike shqiptare. Qartesisht e bejne kete kur vendi eshte afer kolapsit per shkak te menaxhimit mbi shtatevjecar, per te rekuperuar ca nga ato qindra mijra vota te humbura gjate qeverisjes se papergjegjshme. Vec kesaj, ka edhe nje ceshtje tjeter e cila sikur po harrohet dhe ku TCH eshte pale, ajo e incineretoreve. Basha dhe kushdo tjeter qe pretendohet se ka vepruar ne dem te vendit dhe kombit, nese kjo vertetohet nga organe drejtesie te pavarur politikisht le te shkoje ne burg. Akuzat politike po behen per ti hedhur hi syve njerezve qe te ushqehen me to dhe me pjatat bosh mbi tavolina.

  2. Pa patur nje dosje diku uuuuu nuk te le kush te pare… (kaq e thjeshte eshte) por, keto kane kaq dosje te hapura aaaaa, saqe nuk dine se, nga kush dhe kur u vjen goditja e radhes….!!!

    Ai hetimi dhe gjykimi (i pavarur dhe i paanshem) mos kujtoni se vijne vete, pa patur nje vullnet te plote dhe te pavesuar nga politika (qe, prodhon parlamentin etj qe vijne prej ketij te fundit)…!!!

    Aq sa leshon politika, aq eshte edhe ajo qe quhet demokraci/ aq eshte niveli i demokratizimit te vendit ne çdo qelize….!!!

    Në u befte hetim dhe gjykim i pavarur dhe i paanshem per krimin e rruges, duhet te jemi shume te kenaqur (kaq eshte vellezer)….!!!

    Ne cilin vend demokratik te botes jane denuar njerez te pushtetit, duke qene ne pushtet (brenda kohes qe eshte ne pushtet), perjashtuar ndonje rasti qe lidhet me krime rruge (qe, nuk kane asnje mundesi mbulimi)…!!!

    Te tjerat i merr ERA ….!!!!

  3. Po pse cuditeni, Shqiperia , Kosova, Pjesa me e madhe e Te quajtures Maqedoni, eshte kjo qe eshte se udheheqes te ndeyshem
    kane ngrene lugen e çorbes se prishur te servirur nga Greko-sllavet, dhe kane vjell gjith jeten. Ketyre pseudo-udheheqesve mund tu vesh cdo lloj emri si : tradhetar, i shitur, agjent etj.

  4. Tere jeten serbet na kane akuzuar si shtet jo formues.
    Ne kosove kudo qe te shkosh tek berberi,kasapi,ne shkolle,ne autobuz apo ne parlament eshte shprehja”spiun i sebeve”
    Po eshte e vertete ,pa serbine edhe Zogu edhe Hoxha edhe Saliu nuk do te rrinin ne fuqi.
    Pyetja qe Bushati as vehte nuk e di eshte: a eshte spiun apo tregtar Basha?
    Haga do flasi pa Bushatin dhe Shkullakun.Lufta e UCK nuk eshte bere qe ti marresh doren gazetareve dhe ushunjezave.

  5. Dmth Basha eshte viktime e teorive konspirative….

    Qe baba ca fakte per Bashen:

    Ka mbaru shkolle per anglisht ne kohe te dulles dhe pretendon se ka qene i persekutuar. Kush e ka perjetu kohen e dulles e di se kujt i dilte shkolla per gjuhe te huaja.

    Ka punu kamarier ne rinas. Kush e ka perjetu kohen e dulles e di se kush punonte kamarier ne Rinas, berber te Dajti etj etj.

    Ka bo shkollen ne Hollande me burse nga Sorrosi, qe aq shume inot e kane trumpistat debila te shqupit.

    Ka punu per UMNIK ne Kosove e Shqiperi. Pyeste robt me maske dhe mblidhte fakte per “varret masive” te UCK dhe shtepine e verdhe. Bashke me Argita hundecycen.

    Pa asnji lidhje apo merite ne PD, behet minister i jashtem, i transporteve, i mbrendshem, kryetar bashkije, zevendes partije dhe me vone kryetar partije.

    Ka pagu $670 000 per lobing me para cash qe su dihet prejardhja. Per me keq akoma, nxitoi te urronte Biden, kur rezultati ishte akoma i kontestueshem.

    Ka penthause ne Tirane, vile me pishine ne Tirane, vile ne Hamallaj dhe vile ne Hollande. Pretendon se do luftoje oligarket.

    1. Se si mund te punoje e te studioje nje person i lindur ne ‘74 ne kohen e Dulles, se di. Na kenaqet me kete propaganden foshnjore rilindase

      1. Qe doçi;- Ca fakte per Bashen! (i paloqja i ores 5: 03 te sabahut) Nuk flen gjithe naten o i paloqe, nga helmi e frika qe ke nga Basha, Kot e ke se e ke marre rrugen e mutit! Nuk eshte se dua te mbroj Bashen o doç, por nese ka njeri qe duhet ta falenderoje, je ti o hajdut, qen i pabese,sepse edhe ai si ti i ka tradhetuar shqiptaret per te lene ne pushtet ty dhe çeten tende te shkerdhyer! Po te donte Basha te kish hedhur nga pushteti qe ne muajt e pare te vjedhejes qe nise te beje, o bajge! Por nuk e berei sepse ti o qen do i kash thene ; lerme mua ne pushtet se vjedh edhe per ty! E keshtu ka funksionuar deri tani, por me vedhje, shkatrrim, tradheti, nuk mund te shkosh gjithmone, siç deshiron ti o shpirt mut, qe shok veten ke! Poshte kryetari kk, alibaba me 400 hajdute!!!

    2. per “ipaemer” i ores 5 03 Basha ne vitin 90 ka qene 16 vjec, si e paska mbaru shkollen per anglisht ne kte moshe. e ke nis me mashtrim komentin

    3. Tani po ia fut kot. Basha ka mbushur 18 vjec ne vitin 1992 si ka mundur te mbaroje shkollen e Dulles dhe te jete kamarier ne Rinas ne ate kohe? Jo se Basha eshte ndonje burre i mire, por shpifjet e kota nxjerrin bllof cdo gje. Behet cdo gje e pabesueshme

      1. Praktikat e pranimit ne universitet nuk u ndryshuan deri nga viti 1994. Deri ne ate kohe te persekutumit shkoshin per agronomi dhe gjuhet e huaja ishin per Bashen, Bushatin & Co.

    4. Ke harruar ndonje te arratisur nga fisi dhe ndonje deklarate ne fillore se kishte ftohte ne klase. Do ishe me i besueshem po te thoje qe Taulanti fluturon

  6. Pershkrimi i ores 05:03 per Lulzim Bashen eshte bere nga vezhgimi i Mender Bajges nepermjet verres se bythes se Edi Rames!
    Asgje e re, Mender Bajga gjithmone realitetin e ka pare nga poshte koqeve te Saliut kur ishte ne pushtet dhe sot nga verra bythes Rames. Pra eshte nje vezhgim alla-Bajga Mero e pas-bythes Pushteteve!

  7. Duhet te perdoresh THONJEZAT, o Bushat!!!! Te Mehmeti, kur “u rekrutua”, i ke perdorur.
    Vendose ne THONJEZA fjalen “tradhtar”, ooooo Bushat!!

  8. Kush nuk e di: Basha eshte dhendri i Xhaf Isufit, ish sekretar i byrose se partise ne nje repart sekret. Xhafa ishte i tmerrshmi besnik i partise. Lidhjet me gocen e Xhafes, Luli i kishte qe ne kohen e Partise, dhe te dy, Lulu dhe e shoqja jane sponsorizuar oer shkolle nga SHIK dhe Sorros.

  9. Si tha Basha : jam proletar borgjez dhe prandaj i perkrah borgjezet proletare.
    Aman Bushat jepi pak drejtim nga e djathta se me te majten e ke ndritur.

  10. Ajo ç’ka po ndodh me atë parti sot, është as më pak, dhe as më shumë, profecia e asaj ç’ka do të ndodhë me kryetarin e saj pas 25 Prillit 2021. Gjithsesi Lulzimi e ka gati, “alibinë” e postzgjedhjeve dhe humbjes, i ka gati edhe emrat e “fajtorëve” që presin të akuzohen nga ai, si “vegla të Ramës”. Por gjithçka do të jetë një film i djegur, si mandatet e djegura, pasi fatin e tij politik, Lulzimi e ka vulosur qysh ditën e parë, kur rrëmbeu postin e pamerituar të kryetarit të asaj partie.

  11. Se kujt po i sherben Bushati (Lapsi) me kete shkrim,e tregon fakti,qe formalisht po e merr ne mbrojtje Bashen,nga te gjitha akuzat,ndersa ne fakt,duke ja permendur te gjithe akuzat qe i jane bere Bashes (jo vetem ne ditet e sotme,por edhe shume me heret ),kerkon t’ i theksoje ato,pra mos harroni se keni harruar edhe kete,apo ate……Gjithashtu,duke i permendur se nuk eshte nevoja,qe Basha te jepte shpjegime,si ne rastin e Real storit,por nese Basha,nuk do jepte pergjigje,per pyetjet qe i bene,Lapsi,do i kthehej,se ja,fakti qe Basha nuk desheron te jape asnje shpjegim,tregon se vertete,ai dicka po fsheh.Shkurt Bushat,ti je si Nastradini qe me ujin e ftohte,apo te nxehte qe i kishin dhene gomarit,na e paskan ftohur,apo djegur gomarin.Sidoqofte,gomeret,jane ata qe nuk te kuptojne thelbin e mendimit tend,dhe e shprehin edhe neper komentet e tyre,duke ja shtuar “gabimet”,apo qofte edhe “fajet”Bashes,ndersa shumica,populli-pra,te kuptojne dhe te kane kuptuar gjithmone,dhe edhe shkencerisht besojne ne rrjedhimet qe dalin prej “Genit” (pra trashegimise tende),qe cdo dite i verteton,me menyra shume te trashe-justifikimi.

  12. Komandati i UÇK: Lulzim Basha më arrestoi! Ishte edhe çika e Berishës,nje tjeter prove nga kosova kunder lulzimes se salihut

  13. ORA 17:26, tjeter bufonate e rradhes e botuar te Uturaku TemA i Menderit Bajges qe po behen sa vijne e me qesharake kur “provohet” se Basha me pranga ne duar bashke me te bijen e Saliut arrestonte Krere te UCK !

  14. Shkrimi duket se mer në mbrojtje Bashën por në fakt justifikon Ramën me aludimin se ti Basha ke të drejtë ske të drejtë të akuzosh të tjerët dmth Ramën.Të bëjë çtë dojë Rama ti sduhet të akuzosh dhe kur çdo gjë është ashiqare.Tradhëtia e shqiptarisë.

  15. historikishte Ps ,dhe gjithe aradha e ish komunisteve nuk i ka dashur kurre kosovaret.kjo urrejtje ndaje kosovareve reflektohet edhe so t me se miri nga ana e socialisteve apo rikurvave ne qendrimet apo fjaleve te tyre ,sot rikurvave me ne krye kryekurven edvin kristaq rama qe ishte duke e ndare kosoven ju qenka hapur barku e po u dhimset kosova.shiko skenaret e sigurimit te shtetit dje te rikurvave sot jane identik.

    1. Po ta nxjerresh koken nga bytha e Berishes do shikosh se:
      Berisha i shiti nafte Milloshevicit gjate kohes se luftes ne Kosove.
      Berisha e miratoi raportin e Dik Martin per krime te UCK ne Kosove.
      Qeveria e PS eshte e vetmja qeveri qe ne perberje te vet ka patur ministra shqiptare nga Kosova.
      Qeveria e PS eshte e vetmja qeveri qe ka mbajtur mbledhje te perbashketa te te dy qeverive.

  16. (Nderkohe ti Emerharruari i ores 22:50 mbaje koken te bytha Mero Bajges dhe kopjo ato qe Mero Bajga sheh nga verra e bythes Edi Rames)

    Ja kush eshte Edi Rama

    – Edi Rama ja fali grekut ate qe Saliu deshi t’ja shiste, pra detin, kur ja vune ate Ditmir Bushatin te kercente valle greke atje ne Krete!
    – Edi Rama i drejtohet Erdogan Halldupit ‘Vellai i gjithe popullit shqiptar”

    -Edi Rama i pari K/minister shqiptar pas 70 vitesh qe shko e rri pas deres Vucicit per ti ndenjur si tore poshte tavolines!

    -Edi Rama ka marre Minister te Jashtem jo nje kosovar, por ate qe i pallon te bijen e gruas, ate gagacin Gent Kaken turpi botes!

  17. Është në stilin e Bushatit që ti bëjë analizat në mënyrë të tillë që “fajtorët” të dalin njëlloj, , si opozita që “qeverisi shumë keq” në këto 8 vitet e fundit, edhe mazhoranca e të nëntëdhjetë e nëntave q[ “tradhëtoi idealet e komunizmit”. ?
    Po si mund të krahasohet paraqitja dinjitote e Bashës para Sokol Ballës, një gazetari që haptazi bën prokurorin në shërbim të Ramës, e paraqitjeve skandaloze në televizionet publike të Ramës , që në pamundësi të debatojë për të vërtetat, bën karagjozin e aroigantin brutal me gazetarët ?
    Është kjo tendencë e hapur e analizave të Bushatit që kërkon të bëjë thuajse njëlloj Bashën me Ramën, që ca mëndje karafilë këtu zbulojnë se po të ketë punuar ndonjë nxënës i shkollës së mesme gjatë pushimeve si kamarier në Rinas, medoemos se paska qenë “spiun i sigurimit”.
    Duhej të mjaftonte vetëm deklarata publike e ish prokurorit amerikan të UMNIK e Euleksit, Wiliamson, që kjo histori e turpëshme konspirative për Bashën të mbyllej e të mos diskutohej më në media.
    Askush më mirë se ky prokuror që është marë disa vite me hetimin e luftës në Kosovë, nuk mund të pretendojë për të vërtetën.
    A mund ti besohet akuzave të Taulant Ballës, që pa ju futur skandaleve të miqësisë me Begon, një ish kapobande të trafikut të drogës, skandalit të djalit të Rahman Rahjes apo lidhjeve të tij me skandalin e miliona eurove të kapura në Shqipëri, proçes i njohur me emrin Toyota Yaris është akuzua me prova konkkrete se ka vjedhur doktoratën ?
    Por tek e fundit, dreqi e mori, kur krahason dy politikanë, edhe vetëm nga pamja estetike e jashtëme, pa e hapur fare gojën, mund ta bësh dallimin e kontrastit.
    Veri para syve portertet fizike të Bashës e të Taulantit, e më thuaj kush të krijon besim midis tyre .
    Nuk thuhet kot në popull se që nga surrati e kupton se me cilin ke të bësh.
    Nuk është fjala këtu thjeshtë për hijeshinë apo bukurinë fizike, sepse nuk do të thotë se po të jesh i shëmtuar fizikisht, e doemos je injorant e shpirtlig.
    Por është në natyrën njerëzore psikollogjia e xhelozisë e shpirtligësisë midis dy njerëzve, femra apo meshkuj, me pamje kontraste.

  18. Ky Andi Bushati m’duket një skicofren filosllav , që me portalin e tij i shërben veç korrupsionit dhe shërbimit sekret serb . E si ky janë edhe disa të tjerë që duket qartë se kush i financon . Se shpjegim tjetër për vrerin që hedhin mbi ktë vënd nuk ka .
    EUNUK të ?SALI KURVË BERISHOVIÇIT? antishqiptari filoserb më i madhë në Shqipëri

    1. Idiotësia e injoranca më e madhe është që malin Berisha prejt të cilit kanë marë mbiemrin mijra shqiptarë të Kosovës që përshumë breza kanë dhënë gjakun e tyre për çlirimin nga serbët, ta ndysh me prapashtesën serbe “viç”.
      T[ gjithë ata që e bëjnë këtë, pra e bëjnë malin Berisha si mal serb duke e quajtur Berishoviç, njëlloj si Rama që Mitrovicën e Isa Boletinit deshte tja jepte mikut të tij Vuçiç, janë jo vetëm antishqiptarë e filoserbë, por edhe nuk e kanë idenë as të historisë e as të gjeografisë së tokave të banuara me shqiptarë.
      Qenka “patriot” që i dhimbkësha Kosova një copë injoranti enverist si Tao Palla, e qënka anti Kosovë , i nipi i gjyshërve nga Kosova , Lulzim Basha, prindërit e të cilit u detyruan tju iknin masakrave serbe e të vinin në Tiranë.
      O kafshëri enveriste !
      Nëse nuk do të kishin luftuar shumë breza patriotësh shqiptarë të matanë kufirit të Shqipërisë kundër sllavëve, sot as nuk do të ekzistonte në Europë një shtet me emrin Shqipëri.

    2. Sa për cilësimin e Berishës si “kurvë”, krahasoje fytyrën e tij tipike malësore burërore të shqiptarit, me fytyrën e një mashkulli femër që duket si gej, si gazetari Muhamet Veliaj që i shërben Ramës.

  19. Nuk ka nevoje ai sherbimi sekret serb per And Bushat or ti trim sa kohe ka Ed Ramen mes shaleve te Sander Vucickes tuj i ba gojore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *