• |
ide | kryesore

PAMJE TE RENDA/ Çfarë ndodhi në Krushë ku u masakruan 241 shqiptarë të Kosovës

Arkiva, Dossier, Lajme, Të fundit

Ditët e fundit në Shqipëri po lakohet shpesh masakra e Krushës gjatë luftës së Kosovës. Por cila është historia e kësaj ngjarjeje të ndodhur 2 dekada më parë?


Në mars të vitit 1999 pati një intensifikim të luftimeve mes UÇK-së dhe forcave serbe. Në arenën ndërkombëtare kishte filluar të ndihej shqetësimi se edhe në Kosovë do të ndodhnin krime të rënda ndaj popullsisë civile njëlloj si në Bosnje Hercegovinë. Në 24 mars, NATO nisi bombardimet nga ajri të ish-Jugosllavisë.


Pikërisht një ditë më pas në fshatin Krushë e Madhe në afërsi të Rahovecit, rreth 70 kilometra në jugperëndim të Prishtinës ndodhi një prej masakrave më të mëdha në Kosovë. Gjatë 3 ditëve forcat serbe vranë dhe masakruan 241 persona, 64 prej të cilëve janë ende të zhdukur dhe kërkohen prej familjarëve.

Të mbijetuarit tregojnë se forcat serbe kishin zënë rob rreth 700 persona nga fshati Krushë e Madhe, duke përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar. Sipas dëshmitarëve, forcat serbe kishin planifikuar të masakronin 500 persona.

Njësia speciale e policisë serbe që hyri në fshat, veçoi burrat dhe djemtë dhe i vrau ndërsa gratë dhe fëmijët u larguan me forcë. Nga dëshmitë mësohet se forcat serbe e justifikuan sulmin me spastrimin e një njësiti të UÇK-së në zonë.

Fillimisht ushtria e rrethoi fshatin dhe më pas e sulmoi me granata. Më pas policia dhe ushtria filluan djegien dhe plaçkitjen e shtëpive të shqiptarëve. Në 25 mars ushtria serbe kreu masakrën e parë mbi fshatarët duke lënë kështu 105 të vrarë.

Më 28 mars policia dhe ushtria serbe kapën një grup të madh shqiptarësh që ishin larguar nga fshati. Ata i ndanë burrat nga gratë dhe fëmijët. 47 personave policia u tha të largoheshin, por teksa ata vraponin, u hap zjarr ndaj tyre. 23 burra u ekzekutuan menjëherë.

Një burrë që nuk e kapën plumbat dëshmoi se qëndroi gjithë ditën i shtrirë mes viktimave dhe në mbrëmje arriti në fshatin Nagavc. Masakra u krye nga paramilitarë, policë dhe ushtria serbe. Gjatë këtyre ditëve u dogjën edhe 850 shtëpi në këtë fshat.

Në shenjë përkujtimi për të pagjeturit, banorët e fshatit kanë hapur varret për të gjithë këta persona edhe pse ato janë të zbrazëta. Në përkujtimin të 241 të vrarëve, janë mbjellë po aq fidanë pishe në vendin ku supozohet se disa prej tyre u pushkatuan.

Për shumë vite nuk ka pasur asnjë përgjegjës për masakrën e Krushës. Vetëm në qershor të 2020 gjykata e Prizrenit dënoi me 22 vjet burg serbin Darko Tasic për pjesëmarrje në masakër. Ai u shpall fajtor për krime lufte kundër shqiptarëve në këtë fshat ndaj duhet të paguajë edhe një gjobë kundrejt familjes Hajdari, shtëpia e të cilëve u dogj.

Tasic ka qenë anëtar i forcave policore jugosllave. Sipas dëshmive në gjyq ai ka djegur dhe ka hedhur trupat e njerëzve në lumë, pas masakrës. Ai është fajtor edhe për vjedhje, konfiskim dhe shkatërrim me dashje të pronës private.

Dëshmitarët i thanë gjykatës se kanë parë Tasic dhe babanë e tij, me një kamion të verdhë, ku kishin të ngarkuar trupat e vdekur, të cilët më pas i kanë djegur e i kanë hedhur në lumë.

Milaim Bellanica, një emër që po lakohet shumë ditët e fundit është njëri nga dëshmitarët e masakrës. Ai mori guximin që ta filmonte masakrën. Filmimet ai thotë se një kopje ia dha BBC që ka transmetuar vetëm 2 minuta dhe se origjinalin ia ka dorëzuar Lulzim Bashës kur ishte i angazhuar në UMNIK. Vetë Basha thotë se nuk e njeh këtë person dhe se nuk ka marrë asnjë kasetë prej tij.

Sipas një studimi të përbashkët të kryer në vitin 2008 gjatë luftës në Kosovë u vranë 13 421 persona nga 1 janari 1998 deri në dhjetor 2000. Nga ky numër, thuhet në studim, 10 533 ishin shqiptarë, 2 238 serbë, 126 romë, 100 boshnjakë dhe të tjerë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE:

Filmimet ekskluzive/ Ish deputeti socialist Dashamir Peza dëshmitari që ruan misterin e kasetës për masakrën e Krushës

“Hetoi krimet e UÇK-së dhe fshehu provat për serbët”/ Si i përgjigjet Basha akuzave

5 Comments

  1. Nese ka gje per te thene (qe, une mendoj se padiskutim qe ka), nese ka gje per te hetuar/ investiguar (qe, une mendoj se gjithmone ka vend), mos leni gja pa thene e pa bere (edhe pse shume shume te vonuar/ nje drejtesi e vonuar eshte drejtesi e mohuar me se pari)….
    Ne vende te vogla si puna jone dhe e atyre (Kosove) as nuk mund te konceptohet se liria vjen nga LANÇ-i apo….. !!!
    Kjo eshte krejtesisht gje e provuar ne historine e njerezimit…!!!
    Ah! Po! Nga LANÇ-i apo… vjen pushteti i Sovjeteve (Ketu jemi dakort! Ne varesi te sjelljes ndaj atyre qe bejne vertete luften, do marresh edhe reston/ pushtetin e copes qe u “Çlirua”)…!!!
    Shkojme me tutje! U çlirua nga kush dhe prej kujt ! U çlirua nga ata, per t’u çliruar prej atyne dhe per t’u futur perseri ne bisedime me ato (democracy)….
    Ai qe ben krime eshte perjetesisht i denuar por, behet fjale qe edhe te duket se u denua….!!!!
    Çfare tjeter….!!!

  2. Siç dihet, Zyra Biografike Serbe, për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë, ku drejtor ishte Lulzim Basha, Zv.drejtore Argita Malltezi, Sekretare Aurela Isufi (gruaja e Bashës) dhe Asistent Juridik Erion Isufi (Kunati i famshëm i Bashës), hartonte dosje të zeza krimesh, kundër luftëtarëve e komandantëve të UÇK, në favor të Serbisë, të cilat, Beogradi i depozitonte në Gjykatën e Hagës, si provë, që kosovarët ishin vrasës të serbëve dhe jo serbët, vrasës të kosovarëve”, shkruan portali.

    Me këto dosje, janë përndjekur, arrestuar, gjykuar e dënuar, 57 luftëtarë dhe komandantë të UÇK, mes tyre dhe Ramush Haradinaj dy herë dhe tashmë ish komandantët e tjerë, që përkon me udhëheqjen politike të Kosovës së pasluftës.

    Ndërkohë që janë në “listën e zezë” serbe edhe 513 luftëtarë të tjerë të UÇK, të skeduar për krime ndaj serbëve, prej dosjeve të hartuara nga treshja që dejton PD-në, Lulzim Basha, Argita Berisha Malltezi, Aurela Isufi-Basha dhe Erion Isufi.Lira kalon nga lulzimja qe punon per Dhofar I te serbeve si punedhensi i Bashes me kompani

  3. cfare mungese argumeti ti thuash nje perkthyesi qe ka ba dosje .
    komunistat maskarenjt , hajdutat , perversat jane versule nje perkthyesi si lakej , ky mund te jete askushi , po ti thuash perkthyesiti ka ba dosjen kjo eshte e pa ndime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu