• |
ide | kryesore

Përhapje rekord/ Sa persona janë infektuar me Covid-19 në mbarë botën (Shifra)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Numri i rasteve me Covid-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 54 milionë.

Deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 54 329 104 raste me COVID-19, i cili shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në mbarë botën.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 11 226 218 raste deri më tani, sipas ‘Worldometer’.

Pas SHBA-së, vendet me më shumë raste janë India (8 814 902), Brazili (5 848 959), Franca (1 954 599), Rusia (1 903 253), Spanja (1 492 608), Britania e Madhe (1 344 356), Argjentina (1 304 846), Kolumbia (1 191 004) dhe Italia (1 144 552).

Për shkak të COVID-19 deri më tani në mbarë botën kanë humbur jetën 1 318 286 persona ndërsa 37 871 375 janë shëruar.



1 Comment

  1. Nëse do që të krijosh një ide të saktë të përhapjes së pandemisë në shtetet e botës, nga statistika e Worldometer e universitetit John Hopkins, shiko numurin e të infektuarve e të viktimave në një milion banorë e në të njejtën kohë numurin e testimeve për një milion banore.
    Atje mund të vëresh edhe çuditë e disa shteteve me mbi 30 milion banorë në Afrikë, që nuk japin asnjë të dhënë për testime e nuk meret vesh se nga i kanë nxjerë numurat e ulët statistikorë për infektimet e viktimat.
    Sidoqoftë, “çudia më e madhe” në këtë statistikë, ngelet Kina.
    Ky shtet gjigand me një miliard e gjysëm banorë që ishte edhe “atdheu” i këtij virusi, ndonëse ka bërë rreth një miliard testime, del shteti me infektimet e viktimat nga më të ultat në botë.
    Shifrat kanë ngelur me të dhënat për Wuhanin që në dhjetor të vitit të kaluar dhe e shumta në këto 11 muaj dalin mesatarisht dy-tre të infektuar në ditë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *