• |
ide | kryesore

Quajeni Zoti Rooney: sulmuesi i Anglisë nis karrierën si trajner

-Instant, Sport



Wayne Rooney është gati të nisë karrierën e re si trajner. Ish-sulmuesi i Manchester United, deri më sot lojtar-asistent tek Derby County pas eksperiencës në MLS, është ngritur në detyrë si trajner i parë nga shoqëria angleze, pas lamtumirës së Phillip Cocu. Hollandezi, që mbërriti në klub për të zëvendësuar Frank Lampard në 2019, largohet nga skuadra në vendin e fundit në Championship me vetëm një fitore në 11 ndeshje.

“Më vjen keq që Phillip e stafi i tij u larguan nga klubi e dua ta falenderoj personalisht për gjithë ndihmën e inkurajimin që më ka dhënë në këto muaj pune së bashku – ka komentuar Rooney -. Gjëja më e rëndësishme tani është të nisim të ngjitemi në klasifikim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *