• |
ide | kryesore

Reja ‘ngel në klasë’ fushën e Air Albania: “Lojtarët e kanë të vështirë të bëjnë 2 pasime radhazi”

-Instant, Sport



“Ishim 2-0, goli i pësuar na hapi probleme. E kishim nisur ndeshjen mirë, rikuperuam më pas. Nga minuta e 25-të ky gol na kushtëzoi. Ata morën shumë zemër. Skuadrat u hapën shumë në fushë, u krijua një diferencë mes lojtarëve”. Edy Reja është i qetë tashmë pas fitores 3-1 me Kazakistanin, por nuk fsheh shqetësimin se situate të krijuara nga asgjëja mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Ashtu si ka ndodhur jo rrallë herë. “Nga pikëpamja fizike ata ishin superiorë, zgjodha në mesfushë lojtarë që e luanin mirë topin, për të pasur superioritet në mesin e fushës” shpjegoi tekniku.

Sulmi duket se ka gjetur bateritë, me Balajn kundër Kosovës e Cikalleshin sonte që shkuan në gol: “Cikalleshin e njoh dhe na mungoi në ndeshjet e para. Është një lojtar që punon shumë në fazën ofensive dhe shënon” thotë italiani, që kthehet pastaj në sulm në lidhje me kondicionin e fushës së Air Albania: “E gjithë skuadra nuk arrin të shprehet maksimalisht për shkak të fushës. Lojtarët më janë ankuar, e kanë të vështirë të bëjnë 2-3 pasime radhazi. E kam të vështirë të them kush ishte më i miri”.



1 Comment

  1. Skuadra shqiptare e kishte te pamundur te jipte topa te sakt. Pasimet lenin shume per te deshiruar. Fatmiresisht kishin perball nje ekip te dobet se rezultati do ishte ndryshe. Shpresoj qe Reja te ndryshoj mendesine e skuadres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *