• |
ide | kryesore

Thyhen përfundimisht raportet Conte-Eriksen: “Zgjedhjet i bëj për Inter, jo për një lojtar”

-Instant, Sport



Në kampin e Inter vazhdon të diskutohet cështja Eriksen e pas fjalëve të thëna nga mesfushori danez ka ardhur edhe përgjigja e Contes: “Dëshiron të luajë më shumë? Të gjitha zgjedhjet që bëj janë gjithnjë në të mirë të Inter jo për atë të një lojtari të vetëm”. Tekniku zikaltër ka folur 360° për La Gazzetta dello Sport: “Vidal është një lojtar i madh, në fushë di gjithnjë cfarë të bëjë. Do të kishte nevojë për dy javë stërvitje ‘full immersion’, por luhet vazhdimisht e kështu duhet ta marrë formën më të mirë duke luajtur. Pòr Arturo nuk diskutohet”.

Conte priste dicka më shumë nga merkato në verë: “Trajnerët nuk janë kurrë të kënaqur plotësisht, nuk e dinit? Nuk do gjesh kurrë asnjë, më beso… Cdokush nga ne ka ndonjë situatë për të sistemuar, ndonjë rol që do të donte ta mbulonte ndryshe, ndonjë lojtar për të adaptuar. Ishte një merkato e vështirë për të gjithë. Si për të shitur ashtu dhe për të blerë. Shoqëria ishte e qartë: bëhet merkato me ato që arkëtojmë. Detyra ime është të punoj e të bëj më të mirë skuadrën që më vihet në dispozicion”.

Në fund edhe një mendim për Steven Zhang: “Është një person jashtëzakonisht i përgatitur, i vendosur, i sinqertë. Inter është tashmë pjesë e jetës së tij, e edhe në një moment si ky në të cilin duhet të kalojë kohë në Kinë, bën të ndihet mbështetja e tij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *