• |
ide | kryesore

Trump nuk pranon humbjen: Zgjedhjet me postë janë një shaka e sëmurë, manipuluan votimet

-Instant, F1, Lajme, Planet, Të fundit



Presidenti i SHBA, Donald Trump teksa kanë kaluar rreth 2 javë nga dita e zgjedhjeve vijon të mos pranojë rezultatin.

Trump thekson se Biden fitoi pasi zgjedhjet u manipuluan dhe madje kundërshtarët patën sukses pa u kapur.

Ai madje thekson se Teksasin e fitoi me shumë më shumë vota, por ishte një kompani e radikalit të majtë me një reputacion të keq që paraqiste votën në tabelë.
Sërish ai i rikthehet debatit të votimit me postë që e quan një shaka të sëmurë.

Në zgjedhjet amerikane deri më tani në rast se konfirmohet përfundimisht edhe fitorja në Georgia ku u rinumëruan votat, Biden shkon në 306 vota elektorale kurse Trump ngelet në 232.

“Ai fitoi sepse Zgjedhjet u manipuluan. ASNJË vëzhgues të votave nuk iu lejua vota e paraqitur në tabelë nga një kompani private e Radikalit të Majtë, dominion, me një reputacion të keq dhe pajisje që nuk mund të kualifikoheshin as për Teksasin (të cilin unë e fitova me shumë!), Fake & Silent Media, & më shumë!
Të gjitha “pengesat” mekanike që ndodhën natën e zgjedhjeve ishin me të vërtetë ATA që u kapën duke u përpjekur të vidhnin votat. Ata patën shumë sukses, megjithatë, pa u kapur. Zgjedhjet me postë janë një shaka e sëmurë!”, shkruan Trump në Twitter.



8 Comments

  1. Ceshtja nuk eshte ka humbur apo ja fituar… Trump ne fakt ka fituar dhe shume thelle. Do thoni ja fus pordhes.. duroni, nuk eshte teori… pas dates 14 dhjetor merret vesh sakte cka ndodhur ne USA

    1. Fakte:1-Tramp fitoi 13 milion vota më shumë se 2016. 2-shtoi më shumë vota me të zinjtë,latinët dhe minoritetet e tjera.
      Pyetja: Si ka mundësi që një president që qeveris keq të shtojë kaq shumë vota,aq më tepër vota reale të hedhura në kuti nga njerëz realë ,jo me postë që nuk dihej se nga vinin

  2. Prisni sa te dale pak serveri i sekuestruar ne Frankfurt dhe do merrni vesh se c ka ndodhur. Amrikanet po perpiqen te ruajne “imazhin” demokratik qe kane ne bote por kete here do jete ndryshe me Trump

  3. Ky e ka te shkruar ne balle qe eshte Rrot K…
    Nuk di si mund ti besohet nje njeriu kaq halucinant dhe megalloman!!

  4. Ky lloj presidenti, vetem me Rusine nuk u kruajt. Se te gjithe marreveshjet e tjera i prishi. U prish me EU Gjermanine e Francen, u be lesh me Kinen, doli nga cdo lloj marreveshje, teresisht kondrapedal.
    Terhoqi ushtaret amerikane kudo ku ishin dule i lene terren Rusise, nderpreu financimin per obsh, dhe me e bukura beri ca marreveshje te turpshme , si ajo kosove serbi.

    1. Ky është Presidenti që nuk e futi USA në asnjë luftë , përkunrazi filloi tërheqjen e ushtarëve amerikanë në shtëpi dhe filloi proces domethënës paqe në lindjen e mesme dhe vendet arabe.

  5. Me thënë të drejtën , pak më intereson se a ka fituar Trump apo Biden në SHBA.
    Ajo që më shqetësob si shqiptar, është se si do të shkojë puna e zgjedhjeve në Shqipëri.
    Në Shqipëri , Edvin Trumpi, ndryshe nga Donald Trumpi i ka të gjitha pushtetet.
    Ka qeverinë, parlamentin, policinë, mediat drejtësinë e të gjitha.
    Kur u detyrua nga “ndërkombëtarët” që të pranojë me konsensus me opozitën një farë reforme zgjedhore, sapo e pa nga sondazhet që nuk i dilnin hesapet, i këputi një vendim parlamenti me 100 vota , dhe ndryshoi Kushtetutën për të shkoqur aleancën opozitare.
    Nëse edhe me këtë nuk e ndjen veten se mund të fitojë zgjedhjet, në ndihmë do të thërrasaë pandeminë.
    Në ditët në vijim, i këput një testim masiv gjithë popullsisë si në Sllovaki, e kur të dalin 2/3 e zgjedhësve pozitivë , gjë që e ka vetë në dorë me Kaçanollin, mbledh parlamentin e vendos që votimet të bëhen vetëm me postë si masë parandaluese për dëmet e pandemisë.
    Administratën e postës , ndryshe nga SHBA, e ka në dorë plotësisht e thasët me votimet postare të parapërgatitura, ja dërgon direkt komisioneve të numërimit të votave.
    Mund të thotë dikush me të drejtë se ky është një grotesk konspirativ.
    Po a nuk ka bërë si i ka dashur qejfi ky kryeministër karagjoz në këto 7 vite të qeverisjes ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *